Përballë të shumtëve…

0

Shkruan N. Pepushaj

Perballë të shumtëve që dashurinë e barazojnë me qëllimin e jetës dhe me lumturinë e vërtetë, qëndrojnë ata që e vënë krahas karakteristikave të dobësive, të shpërqëndrimeve e të varësive që krijojnë pika interesi në histori, e cila dashurinë e reflekton përmes tragjedive dhe fundeve përrallore.

Dashuria është emocion që abuzon me gjendjen mekanike të shoqërisë së sotme robotike, por dashuria është edhe arsyeja e orientimit drejt kësaj rrethane kohë më pare, duke rritur pasionin e revolucionarëve për zhvillim. Pavarësisht kësaj, çdo fazë dashurie e ka zanafillën në formën më të pastër të saj; ajo që dhurohet pavetëdije pa pritur gjë në këmbim duke mos ditur nëse diçka e tillë do pasqyrohet mbrapsht por duke besuar verbërisht në një lidhje abstrakte shpesh të paqartë, ekzistenca e së cilës lind dashurinë për dyshim, që shoqërohet me xhelozi dhe përcjell me transparencë apo jo proçesin e krijimit të personaliteteve të ndryshme që dashurojnë me parime të ndryshme.  Pra, forma më e pastër e dashurisë lind e mallkuar të jetë jetëshkurtër (përveç asaj familjare) dhe shpesh shërben si burim i përceptimit të gabuar apo të kërkesës për hakmarrje që shndërron një qenie të pafajshme në një njeri anonim të kohërave moderne, të cilat fatkeqësisht kanë humbur gjurmët e evolimit të kësaj ndjenje dhe ndërkohë që dikush dashuron një karrige, dikush dashuron të pasmet që do ulen në karrige, e një ordiner zemrën.

Ajo është një krijesë, principi i së cilës ushqehet nga qëndrimi i individit kundrejt saj, pra nëse mendoni se dashuria është bekim, ose mendoni se dashuria është ndëshkim, keni të drejtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu