Për mafien e objekteve të Trashëgimisë, a shkon deri te kryeministri Rama?!

0
Shkruan Blerina Llalla

Pak kokë më parë, në mediet Shqiptare nëpërmjet emisionit “Gjurmë Shqiptare”, Gazetari, Marin Mema, solli në vëmendjen e publikut një investigim të një natyre të veçantë. Një investigim të cilin askush deri më sot se ka bërë me zë dhe video. Atë të trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Një krim i mirëfilltë ndaj historisë dhe pasurisë Shqiptare. Një gjenocid bashkëkohor që ka marrë përmasa të frikshme. Aty në të zezë, natën për ditë dhe ditën për natë.

Në videon e siguruar gjatë investigimit shohim aktorët e këtij trafiku dhe qasjen e tyre ndaj këtyre objekteve, të përfituara në mënyrë krejtësisht antiligjore. Sjellja që ata kanë ndaj objekteve, është indiferentizmi, trajtimi i tyre si një plaçkë që mund të preket sidokudo në një pazar të rëndomtë. Shikohet mënyra e pazarllëkut si batakçinj ordinerë.

Dhe si për t’ia shtuar informacionin kësaj çështje, unë do të shtoja:

– Shqetësim nuk është vetëm marrëdhënia e këtij krimi të organizuar nga Kosova e Shqipëria, por ekziston një tjetër damar që duhet hulumtuar në të ardhmen në emisione të kësaj natyre, ai në aksin Shqipëri-Maqedoni, i cili është akoma më agresiv. Ose dhe ai Shqipëri- Greqi. Gjatë Kontaktit të siguruar në Kosovë janë nxjerrë edhe pamje insituticionale, çka implikojnë Shtetin Kosovar ose administratorët e deleguar me këtë përgjegjësi tregu. Por gjithsesi kjo është një arritje si hap i parë, që do motivuar. Në anën tjetër kjo nuk mjafton, dhe Marinit mund t’i duhet mbështetje më e gjerë. Uroj t’ia sigurojnë dhe ta çojë përpara këtë nismë.

Kjo sepse duhet parë dhe aksi Shqipëri-Maqedoni, Greqi, Mal i Zi, Serbi, Bosnje, Itali e më gjerë. Kjo çështje mund të prekë edhe mbarë rajonin e Ballkanit, për tu hedhur në Europë apo Turqi, apo Vende të tjera të Lindjes, në Egjipt apo dhe deri në Amerikën e Largët. Kjo vetëm nëpërmjet tregut të zi. Trafik dhe trafikantë që në tryeza të rëndomta lakojnë dhe emra pushtetarësh apo politikanësh shqiptar, për të cilat shumë grupe thonë se punojnë apo se financohen. Ajo që mund të shtoja do të ishte se shpeshherë funksionojnë dhe si skemë piramidale kur burimet financiare mungojnë, me filozofinë e rekrutimit apo anëtarësimit. Filozofi të vjetra me njerëzimin dhe lekun.

Ajo që vërehet në video është se vërtetë personazhet takohen në qytetin e Elbasanit, por dialekti i tyre nuk i përket Elbasanit. Çka do të thotë, është lehtësisht e verifikueshme që ata vijnë nga Librazhdi e poshtë, ndoshta Pogradeci, Korça e kështu me radhë.

Elbasani dhe Durrësi, një goditje interesante

Për mafien e objekteve të Trashëgimisë, a shkon deri te

Ajo që është fakt në këto raste është se ata vërtetë posedojnë këto objekte arkeologjike të një rëndësie të veçantë për historinë dhe vlerat që ato mbartin si të veçanta, simbolike, unike deri me vlera shpirtërore për shqiptarët, sepse janë të mbarsura me memorie. Por fakti tjetër është edhe ai që rrjedh po nga këto grupe, falsifikimi. Falsifikimi dhe riprodhimi i këtyre objektesh në formë replikash të cilat duke i manipuluar i çojnë deri në atë pikë sa të duken krejtësisht origjinale, çka bën që koleksionuesit e këtyre artefakteve të bien pre e mashtrimit. Kemi parë boll të tilla. Dhe kjo në anën tjetër prodhon deri dhe krime të natyrës jetësore, që ndoshta mbeten raste pakuptim për hetuesit tanë.

Ajo që dimë prej shumë vitesh në Shqipëri është ekzistenca e shumë grupeve eksploruese të pavarura, ose me mbështetje deri edhe shtetërore. Madje thuhet se në shumë raste lufta e klaneve apo e liderëve të pakënaqur ka gjeneruar edhe krime të tjera deri në humbje jetësh që ndoshta hetuesve në shumicën e rasteve mund t’i kenë shpëtuar. Ky klan i krimit të organizuar dhe akset në të cilat ai ushtrohet është aq agresiv, si një gangrenë që gërryen pjesën më të mirë të historisë duke e asgjësuar e duke e shitur si mall për top, e jo të strehohet krenarisht në muze apo në arkivat që do të rrisnin influencën historike. Do të plotësonin të gjithë atë pjesë të munguar të memories së ekzistencës tonë. Ky është krimi që dhe ata lart kryejnë me ndërgjegje kushdo qofshin, por ndër më të pafalshmit. Sepse s’janë drogë e mall konsumi, por janë vlera!

Dhe ata që nuk dinë të kujdesen për vlerat, ti ruajnë e ti prezantojnë, janë po aq pa pikë vlere sa figurat në pushtetin aktual shqiptar, të bërë pis nga të gjitha anët. Fatkeqësi është që po kalojmë dhe një fazë dekadence në sektorin e mafies, nga ku do ta përkufizoja si mafia me koeficient intelekti më të ulët nën parimin e xhunglës, gjë që do t’u sjellë shumë telashe në të ardhmen e afërt apo të largët, atyre vetë dhe miletit. Çdo shtet ka mafie, por nuk përdoren deri në këtë farë feje pa norma, pa kritere, pa rregulla, pa kod, dhe pa prioritete. Pa respektuar vendin e tyre! Ky është mjerim!

Uroj dhe shpresoj që këto investigime të shkojnë më tej dhe të mos i japin epërsi vetëm njërit aks dhe njërit klan përball atij të aksit Kosove-Shqipëri. Jo, ky trafik shkon përtej. Maqedonia do survejuar gjithashtu. E të tjerët me radhë.

Ajo gjë që të bën përshtypje gjithashtu që është fatkeqësi por dhe turp për strukturat e drejtësisë dhe rendit shqiptar është heshtja! Këtë duhej ta thosha që në fillim por e lashë jo pa qëllim në fund, ose afër fundit.

Shteti dhe politika brenda?

Për mafien e objekteve të Trashëgimisë, a shkon deri te

Kaq kohë nga shfaqja emisionit, përveç arkeologëve të përfshirë në transmetim, askush tjetër nuk ka reaguar, as nga specialistët e fushës dhe më e keqja as nga strukturat e policisë, prokurorisë apo ministrisë përkatëse.

Përse kjo heshtje? Ndërkohë që menjëherë pas emisionit personazhet do të mund të ishin vënë nën hetim, të arrestoheshin menjëherë. Më tej objektet që ata posedonin të konfiskoheshin dhe t’i dërgoheshin institucioneve përkatëse për hetim, analizim e studim. Apo duhet të pyesim më pare i kujt është malli?!

Kjo tregon mjerimin dhe kujën në të cilën Shqipëria dhe drejtësia Shqiptare ka rënë. Standardin dhe ndjeshmërinë e ulët përballë trafikimit të klasit më të lartë, më të lartë se vetë droga, apo trafiqet më të pista që kryhen me qeniet njerëzore.

Përse kjo heshtje? A mos vallë grupet janë ngatërruar aq keq dhe ruajnë terrenin e nuk duan tensione mes tyre sepse edhe politikanë janë të përfshirë? A mos ndoshta atje në errësirë banditët apo figura shtetërore sulmojnë nëpërmjet këtyre investigimeve për të fituar më shumë hapësira për ushtrimin e aktivitetit nga ana e tyre? Duke synuar eliminimin e konkurencës nëpërmjet taktikës së spotimit?!

Loja zbulim, kundërzbulim, unë nxjerr tënden, ti se nxjerr dot timen se pastaj të nxjerr të tjera e kësisoj me radhë. Çështje shahu strategjik, në fushë të zezë gjithmonë. Sepse përballë kësisoj trafiqesh asnjë here nuk janë vetëm batakçinjtë, është gjithmonë dikush, një kokë, e çfarëdolloj madhësie në hierarkike.

Është e turpshme heshtja qoftë dhe e studiuesve të fushës, a janë të lagur të gjithë nga pak vallë? Ja shihni baba Neritanin, Cekën, flet. A s’kanë fare as një vijë volum tërë këta profesionistë, administrator, komisionierë, kur minimum që mund të bënin do të ishte një rebelim modest mediatik nga ana e tyre, një reagim?

Pasi edhe ata vetë janë privuar nga ushtrimi denjësisht i profesionit të studiuesit, arkeologut, historianit e kështu radhazi për efekt të mungesës së hapësirave, fondeve, dhe këto punë kanë ngelur të bëhen nga sportistë e pasanikë në të zezë. I dimë sfidat e arkeologut, studiuesit dhe historianit në Shqipëri. I njohim dhe ata që flasin brenda një emisioni, dhe ata që heshtin e si njeh kush. Në fund të ditës, ky është një fill aq i koklavitur saqë Marin Mema ka kapur vetëm njërin prej tyre, ndoshta më të hollin. Më tej po të shohësh komente e video, fakte të frikshme të postuara nga qytetarë në vijim të lajmit është absurde të dëgjosh një heshtje totale, dhe zero reagim nga instancat përkatësi më të drejtë të plotë fuqishme ligjore.

Nëpërmjet realitetit që ai paraqet na sjell dhe një herë në vëmendje se si trajtohen, ruhen dhe mirëmbahen sitet arkeologjike, si monitorohen dhe si kujdesemi për to. Që do të thotë indiferencë absolute, dhe kushdo që është i përfshirë e ka informacion, hesht, hesht se mbase shpreson për ndonjë verdhushkë, ose kanë frike. Kanë frikë nga ata lart. Nuk e di çdo të thoshte, por Neritan Ceka mund të thotë akoma më shumë, se të tjerët me ta-hipin kanë ngjitur male e kanë dëgjuar histori me shpella, harta e punë studimore që në kohën e xhaxhit deri më sot.

Por dhe policia s`ka çfarë bën pa urdhër nga lart, ditën punë e natën argat, nëpër Klub-e e kam fjalën se nuk u del rroga e shtetit. S’jemi as shtet ushtarak se për më tepër do pyesnim dhe Zotin Peleshi. Por në këtë rast për mos reagim do na duhet të pyesim Ministrinë e Brendshme. Po të ishte ende Zoti Lleshi do pyesnim atë, por tani kemi ministrin Çuçi dhe Ministren e Kulturës Zonjën Margariti, e cila s’dëgjohet shumë.

U bë orgji dhe në trashëgimi kulturore, këtë art vetëm një lider si ai aktuali di ta ushtrojë!

E për ta mbyllur do të kthehem pas në Histori diku rreth 10-vite më parë, kur shumë i përfoluri për trafikime të kësaj natyre në tregjet europiane nga vetë dhe liderët që e sollën në pushtet, Kryeministri ynë i famshëm, Edi Rama, që ditën që u konfirmua në detyrë pa zbardhur mirë e nesërmja konfiskoi koleksionin e Gjergji Thimjos, i vetmi koleksionist i deklaruar në një farë mënyre në Shqipëri. Ky veprim ishte tejet i nxituar dhe tregoi ndoshta euforinë dhe padurimin e Zotit Rama për t`ja rrëmbyer këtë aset atij. Çka tregon tepri informacioni, deri tek rivaliteti. Të tjerat i dinë vetë ata dhe nuk vlen të zgjatemi, por në inventar ka pasur problem gjatë transportit nga Galeria e Arteve drejt Muzeut Historik Kombëtar, ku i njëjti Objekt rezultonte i regjistruar dy herë.

Se si ishte e vërteta e dinë ata dhe vetëm ata që e mblodhën dhe e transportuan. Fillimisht nga disponuesi Thimjo, gjë që se dimë sa i morën, drejt Galerisë, dhe nga Galeria drejt Muzeut. Gjithsesi kjo çështje i përket të shkuarës pasi Drejtësia shqiptare nuk funksionon, por ethet e Kryeministrit të ri asokohe tradhtuan, për ata që e kuptojnë dhe e kuptuan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu