Pas mbledhjes 4-orëshe me kryesinë e PS-së Edi Rama tërhiqet e deklaron: Nuk ka zgjedhje pa opozitën

0

Ka zgjatur më shumë se 4 orë mbledhja e kryesisë së PS-së. Burime të lapsi.al thanë se në qendër të saj kanë qenë 3 pika. Së pari është diskutuar për situatën politike në vend, së dyti menaxhimi dhe përgatitja për fushatën elektorale dhe së treti përzgjedhja e 61 kandidatëve për bashkitë.

Në përfundim të mbledhjes, ministrja e marrëdhënieve me parlamentin Elisa Spiropali tha se nuk do shkohet në zgjedhje pa opozitën dhe zgjedhjet nuk mund të ndalohen vetëm sepse disa parti politike kanë vendosur t’i bojkotojnë.

“Disa parti kanë vendosur të dalin nga sistemi politik. Ne kemi diskutuar për zgjedhjet e 30 qershorit sepse jemi të vendosur të garantojmë një proces zgjedhore me shqiptarët dhe për shqiptarët. Ne nuk do shkojmë në zgjedhje pa opozitën” – tha Spiropali që me fjalën “opozitë” duket se iu referua partive të tjera që marrin pjesë, por jo PD-së dhe aleatëve të saj.

“Ato janë disa parti politike që kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në zgjedhje. Atë vendim e kanë marrë prej frikës. Ne mendojmë se shqiptarët duhet të kenë zgjedhje. Ne nuk jemi këtu për të negociuar. Ne jemi një forcë politike që i përgjigjemi kërkesës për t’u zgjedhur. Ne nuk do marrim pjesë në luftë, por në zgjedhje” – tha Spiropali.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu