Aktori turk Ozcan Deniz, i njohur si “Kahramani” nga seriali “Një pjesë e imja”, vitin e kaluar u kurorëzua me martesë me partneren 20 vite më të re, Fezya Atakan.
Ata u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin Kuzey dhe dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin, mirëpo në media qarkulloi lajmi se çifti ishte drejt divorcit. U tha se Kahramani po e linte partneren e tij me arsyen se ajo i kishte harxhuar shumë para. Madje, ai i kishte mbyllur llogarinë bankare dhe i kishte marrë kartat e kreditit.
Megjithatë, aktori ka reaguar për herë të parë në profilin e tij në Instagram, duke sqaruar njëherë e mirë si qëndron e vërteta e lajmit të divorcit. Kahramani ka pozuar së bashku me partneren e tij, teksa të dy kanë nxjerrë gjuhën dhe krahas fotos aktori shkruan: “A është mjaft e qartë tani?”, duke lënë të kuptohet se gjithçka mes tyre është në rregull.