Opozita e djallit

0

Shkruan Zef Ndreka

Është bërë qesharake por më shumë e shpifur politika shqiptare. E të dy krahëve. Sidomos e opozitës në tërësi dhe e grupimin të Foltorës në veçanti.
Kjo lojë e ka larguar qytetarin nga interesat e klaneve politike e mafjoze të tyre. Vetëm rrëmuje, vetëm flakadanë, karrige të thyera, bllokim punimesh të Parlamentit, zënje e kacafytje deputetësh etj.
Ku shkon opozita kështu?!
A i kanë mbetur më alibi të tjera Berishës, Bardhit, Nokës e Salijanit për të mashtruar e për të vazhduar spektaklet e shpifura?!
Për këto i ka votuar PD-ja, demokratët dhe një pjesëe popullit?!
Ndërkohë që muaji Nëntor e Dhjetor duhej të ishin diskutimet dhe vendimet më të rëndësishme të Parlamentit, siç ishte miratimi i Buxhetit, loja për të keqadministruar paratë e popullit ndërmjet tyre, e miratoi më vota Buxhetin për 5 minuta!
Nuk ndodh në asnjë parlament të botës. Nuk ndodh me asnjë opozitë në asnjë vend të botës.
Çfarë politike do të ndërtoje opozita si alternativë për të rrëzuar pushtetin, kur asgjë nuk di dhe nuk imponon për mirë administrimin e parave në favor të zhvillimit, të hapjeve të vendeve të reja të punës, të përmiresimin të shërbimeve dhe mundesisht të uljes se kostot se jetesës?!
Kur nuk di asgjë opozita e djallit në Shqipëri, si mundet të fitojë nesër besimin apo votën e qytetarëve e për tu bërë alternativë qeverisëse?!
Kokëfortësia i ka mbetur rruga e vetme Berishës dhe grupimit të deputetëve që e mbështesin. Ëndërrat me revolucione dhe mos bindje civile vazhdojnë të mbajnë të gënjyer disa demokratë të mjerë të mashtruar se rreth Berishës bëhet bashkimi dhe forcimi i opozitës.
Kuvendi i 2 dhjetorit besoj i ka bindur edhe të mashtruarit që po bindën se me Berishën pa projekte politike i kanë humbur shancet.
Berisha dhe Foltorja e tij janë tashmë e kaluara e politikës shqiptare.
Rithemelimi i artikuluar si projekt politik nga Berisha ishte një mashtrim i madh i radhës, një mashtrim politik i dështuar.
Nisur nga hallet e tij dhe të familjes së tij, Berisha aq deshi. Aq i mjaftoi sipas tij. Të rikonfirmohej si kryetarë i grupimit politik pa emër e më logo të vjedhura e të tjetërsuara dhe të fallcifikuara.
Pa një vendim gjykate, si është e mundur se e kanë prodhuar vulën dhe e përdorin ende atë? Ku është shteti?!
Po PD zyrtare, përse hesht dhe pranohet fakti se godina qëndrojë e saj mbahet ende e pushtuar nga një grup djajsh të shpallur non grat-a?!
Përçarja e opozitës, është gati gati e pa riparueshme. Përçarësi ka një emër: Berisha, i cili e ka shpartalluar PD, në katër grupime që bëjnë beteja mes tyre. Të gjithë e shohin Foltorën, që më shumë godasin PD-në zyrtare se qeverinë.
Po ashtu, grupimi i Bardhit me deputetë apolitik apo të padijshëm. Në të njëjtën mënyrë, edhe grupi tjetër i deputetëve kinse asnjanës pa shtyllë kurrizore.
Këto grupime nuk japin shpresë për shqiptarët. Beteja duhej të ishte më qeverinë, jo mes tyre.
Fati i Ramës ky që ka sponsorizuar për këto grupime e përçarje, i qeverive të tij të dështuara që nuk duhej të ekzistonin për aferat dhe korrupsionet e pa numërta.
Fati i keq i shqiptarëve të durojnë edhe shumë vite djajt e majtë dhe opozitën e djallit Berisha…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu