Gokçe Bahadir është një nga aktoret më të njohura turke dhe famën më të madhe e ka nga roli i Ojas në serialin e ri i cili transmetohet çdo pasdite në TV Klan. Në serial Oja pas disa episodesh nis një marrëdhënie dashurie me Serhanin.
Pikërisht nga kimia e tyre në serial, ka pasur thashetheme se dy aktorët janë të lidhur edhe në jetën reale. Në një intervistë së fundmi Gokçe Bahadir është shprehur se thashetheme të tilla janë normale dhe ndodh me çdo çift në seriale. Mirëpo një lidhje mes saj dhe Mert Firat nuk ka pasi aktori është i martuar. “Nuk kam askënd në jetën time aktualisht”-është shprehur Gokçe duke mohuar thashethemet./revistawho.com