Në stacion të “trenit” që s’po vjen

0

Shkruan Veronikë Shkreli Pepushaj

Tensionet mes Tiranës Zyrtare dhe Washingtonit janë acaruar në çdo fund mandatri të çdo ambasadori në 32 vitete e fundit.

Në vëmendjen tonë  ende jeton ajo  ndjenja e fortë e shpresës së ambasadorit të parë amerikan Uilliam Rajerson  më 1991, por po kaq i athët edhe zhgënjimi i tij në largim. Komunistin Sali Berisha që tundte flamurin antikomunist në mes të Europës, e nisi keq me amerikanët, prandaj edhe sot pas tridhjetë e një vitesh, Edi Rama ëlshtë në të njëjtën rrugë, madje edhe në të njëjtin stacion, aty ku premtohet se do të nisemi për në Europë.

Sa herë janë ndezur motorët për në Europë, janë fikur po aty, në stacion.  Anti-europianët, anti-amerikanët, hajdutët, kanë karikuar e rikarikuar në vazhdimësi ca inverte që s’mbajnë dot as një llampë drite.

Nëse dikush ndez një “motor” për në BE, duhet të jetë patjetër me ngarkesë ose droge ose parashë të zeza. Ka ndodh me ngarkesat e anijeve me banane, apo edhe me toyotat  e numrit dy të partisë socialiste Taulant Balla.

Për të penguar rrugën drejt integrimit, “Peshqit” e fuqishëm dhe e non-gratat  e “plagosura” po përplasin “dallgët” në çdo cep të Shqipërisë.

Tërë hajdutët kanë interes që Saliu dhe Iliri të paraqiten si faktorë.  “Shtëpia e Lirisë”, nuk pyet ku e ka shtëpinë Liria, drejtësia, pasuria dhe nuk gjen dot ku dallojnë me qeverinë këta.

Kanë 31 vjet, vend-numëro. Edhe shqiptarët po ashtu, presin “trenin” që as ka ardhur as ka ndërmend të vijë, sa kohë rrangallat e ish mbetjeve të komunizmit nuk demulohen si skarcitete.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu