Ndryshime në qeveri, Rama largon Zef Mazin: Ja kryenegociatorja dhe ministrja e re e Shtetit

0

Ndryshime në qeveri. Kjo e hënë ka nisur me strukturim të kabinetit qeveritar. Kryeministri Edi Rama i ka besuar postin e zëvendëskryeministrin, Belinda Ballukut, duke shkarkuar nga kjo detyrë Arben Ahmetajn.

Ndryshimet kanë prekur edhe çështjen e integrimit në BE, ku është shkarkuar Zef Mazi dhe në vend të tij është emëruar Majlinda Dhuka.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit.”, njofton Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu