Monika Kryemadhi: Po, jam thirrur në SPAK, janë 200 çështje…

0

Monika Kryemadhi tha se është thirrur disa herë në SPAK, por shtoi se kryesisht thirrjet e saj kanë të bëjnë me ccështjen e inceneratorëve.

Kryemadhi nuk mohoi as nuk pohoi nëse në SPAK është thirrur për ccështje të tjera, për të cilat është njoftuar më herët nga mediat, që i referohen deklarimeve të SPAK.

Duke folur në përfundim të seancës së sotme plenare, Kryemadhi tha se mund të ketë fletëthirrje nga SPAK për të dhe Ilir Metën, ndërsa shtoi se në SPAK janë 200 çështje që ajo ose ish-Presidenti Meta, bashkëshorti i saj, kanë depozituar në formën e kallëzimeve.

““Unë fletëthirrje kam pasur shumë nga SPAK në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Edhe për operacionet plastike pres të më thërrasë SPAK-u”, u shpreh ajo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu