Mitet e pa ndëshkueshmërisë po bien

0
Shkruan Zef Ndreka
Shëmbulli me i qartë për fillimin e prishjes së pa ndëshkueshmërisë së politikanëve të lartë, nisi me Ilir Metën!
SPAK-u, sigurisht që do ecë përpara dhe nuk do të ndalet me akuzat penale për politikanët e këtij rangu, për të cilët do të pretendojë të provojë krime e korrupsion, për më tepër se tre dekada abuzime në Shqipëri.
SPAK-u e nisi me Ilir Metën këtë javë, me kërkesa te qarta dhe akuza konkrete për:
– fshehje të ardhurash.
– mospagim taksa e tatime.
– korrupsioni aktiv në sektorin privat.
– korrupsion pasiv në sektor shtetëror.
– shpërdorim detyre. – pastrim parash.
– përdorim i dy emrave në funksionet shtetërore.
Nxitja nga SHBA e luftës kundër korrupsionit, ndihma dhe mbështetja që i bën SPAK-ut në këtë luftë, është garancia për fillimin e ndëshkueshmërisë së miteve Berisha, Meta, Rama.
Se politika shqiptare, për 32 vite i ka krijuar disa mite të pa prekshme, që me në fund po fillojnë të tronditën e të ndëshkohen.
Këta mite të paprekshme deri më tani, apo të përjetshme, më në fund po fillojnë të bien.
Më tepër se askush tjetër, është së pari meritë e qeverisë amerikane për mbështetjen e plotë që ka dhënë dhe jep për reformën në drejtësi dhe krijimin e strukturave zbatuese të ligjit.
Vëndimi i djeshëmi SPAK-ut për hetim të Ilir Metës , është pritur dhe u mirëprit me shpresën e madhe, se më në fund, ligji do jetë i barabartë për të gjithë, dhe do fillojë ndëshkueshmëria.
SPAK-u, me akuzat që i bëri Ilir Metës, preku gjërësisht thelbin e gjithë poshtërsive e krimeve të qeverisjes 32 – vjeçare të tranzicionit të dhimbshëm shqiptarë.
Ilir Meta si rrallë kush në Shqipëri, i ka prekur gjithë funksionet e larta dhe më të lartat shtetërore.
Ai në politikë, ka qënë thjeshtë një lavjerrës pa bosht ideologjik, por edhe faktor përcaktues në disa raste për të krijuar qeveri, herë majtas e herë djathtas me partinë përsonale e familjare të tij.
Në çdo rast dhe në bashkëpunim me Sali Berishën dhe Edi Ramën, ka punuar veç për pasurime të paligjshme e të pandalshme dhe varfërim ekstrem të vëndit dhe popullit.
Trëkëndëshi Berisha-Meta-Rama, ka patur për shumë vite dhe ka akoma pakt për të qeverisur brënda grupit dhe për t’a mjelur e shtrydhur deri në fund Shqipërinë, për t’a mbajtur peng atë dhe politikën e saj.
Paktet, apo marrëveshjet e tyre mbi 30 – vjeçare , aktiviteti e vjedhjet, nuk i ngopën kurrë!
Korrupsioni vazhdon ende me hapa galopant.
Për këtë, goditja penale ndaj miteve duhet përshëndetur dhe duhet të vazhdojë kryesisht mbi trëkëndëshin e Bermudës shqiptare.
Pas Metës, inkurajojmë të vazhdojë shpejt radha me Berishën dhe me Ramën, të cilët veç të tjerash, siç duket, kanë lidhur edhe fatin e jetës dhe atë politik sëbashku.
Kështu, më në fund Shqipëria do të shpëtojë nga kjo histori e zezë e miteve që po bien.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu