Mirë hajdutët tanë, po Carlo Bolinon pse e mbron SPAK-u?!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Italiani Carlo Boilino, emigranti i parë italian në Shqipëri pas viteve ‘90, ka thyer konceptin se në rrugët me pluhurr të një vëndi ku duhet të marrësh hotel sapo të vëndosësh këmbët, nuk lë gjurmë pas.

Gjurmët e emigrantëve, atyre që punojnë me djersë, janë më të padukshme se të atyre që fluturojnë nëpër furtunat ku përplasen dallgët e modës së skenave të statistikave, që herët a vonë, bëhen fletë historie në kampet e kapanoneve të fshehura dosjeve të debateve shoqërore.

Shoqëria shqiptare sot, është e shokuar se si Carlo Bolino, një emigrant pa identitet, pa para në xhep, pa prona, ka fluturuar aq lart, sa pushon në degë të çdo kryeministri, rrit pasuritë prej sheiku si në ëndrra dhe vajis rrotat e makinës së drejtësisë që të mos kërcasin shumë, edhe kur, nga presioni mediatik e shoqëror, detyrohen ta shtyjnë ca prokurorë që të ulin disi tensionet civile.

Pasuritë e Bollinos dhe ballina e pasaportës së SPAK-ut, shihen sot si bunkerë me dy frngji.

Italiani Karlo Bolino, mik i kryeministrit, sot ka uzurpuar pronat e shqiptarëve me vendime qeverie, pa paguar fare, se emigrant ka ardhur këtu, ka krijuar dinastinë e vet, tallet me ligjin dhe moralin, shuan çdo tingull akuze në akullin ku rrëshqasin pasuritë.

SPAK-u rri aty në bunker, numëron para, por nuk e shqetëson hajdutëria e Bolinos.

Në njërën anë mbrohen ministrat si Ilir Beqja, Fatmir Mediu, Olta Xhaçka, Frida krifca e shumë të tjerë, kryeministrat nga Aleksandër Meksi e deri tek Edi Rama, zyrtarët mafiozë e mafiozët zyrtarë. Të tërë vlerësohen me dy standarte, ky hajduti i vogël sekuestro e burg, ky i madhi kufizim lirie dhe liri ekonomike, ky shumë shumë i fuqishmi, nuk preket fare.

Në anën tjetër të bunkerit, marrin kompjuterin dhe e bëjnë kallash, qëllojnë me moral mediat që fyejnë strukturën e drejtësisë me epitetet të pasur, hajdutë, statura të trajnuara mirë për të mos dhënë drejtësi, as aty ku me kënaqësi publiku ka zënë ngushticat e qëllon këdo që e ka vjedhur.

As prita as pritja nuk kanë ende emrër.

Emra kanë vetëm hajdutët dhe ata që edhe pse nuk kanë dalë të vjedhin fizikisht, kanë vila e pasuri komshi me mafiozët, ku rrobat e mëdha që kanë veshur, u japin pamjen e dordolecëve në zyrat e shtetit.

Që edhe të rrimë drejt edhe të flasim drejt, përtej qetësisë qesharake apo mëshirës që mbase e meritojnë, se për të vjedhur kanë vjedhur të tërë, kush më pak e kush më shumë, një pyetje rri varur në çdo degë dyshimi, mirë hajdutët tanë, po Carlo Bolinon pse e mbron SPAK-u?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu