Ministri serb Daçiç: Shqiptarët s’mund të jenë kryetarë në komunat serbe

0

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç ka reaguar për situatën në veri të Kosovës ku këtë të hënë trupat e KFOR-it janë vendosur para ndërtesave komunale për të shmangur hyrjen me dhunë të protestuesve serbë.

Daçiç shkruan se trupat e KFOR-it po ruajnë objektet nga pronarët e objekteve që sipas tij janë serbët që punojnë aty. Ai tha se në komunat me shumicë serbe nuk mund të ketë kryetarë shqiptarë.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiç për Radio-Televizionin e Serbisë.

Autoritetet serbe kanë vendosur që forcat e tyre të armatosura të mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë deri në një njoftim të radhës, për shkak të situatës në veri të Kosovës. Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë po protestojnë në veri, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në veri ka prezencë të shtuar të pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. KFOR ka parandaluar serbët që t’i afrohen ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Policia e Kosovës bëri të ditur se protestat në veri po vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu