Meta, si Mussolini, udhëheqës i fashizmit shqiptar

0
Shkruan Zef Ndreka
A do të funksionojnë në Shqipëri partitë politike të tipit fashist?!
Sigurisht, që me ligj jo, por praktikisht, që me prezantimin, me mënyrën fashiste të përshëndetjes në Pallatin e Kongreseve dje, Ilir Meta, si dhe me tonalitetin e përdorur në atë Konvent Kombëtare të LSI-së, u paraqit si një fashist i ri. Edhe pse në Itali, fashizmit ka mbi 75 vite që është dënuar!
Sa mbrapa jemi, në kohë e në politikë?
Krahasimet, dhe modelet e politikanëve që duan të marrin fatin e vëndit në duar, duhen parë e studjuar.
Ne rastin konkret, nuk gjej tjetër më të përafërt më Benito Musolinin , apo Ducen, se Ilir Meta!
Si për pozicionet drejtuese qe kanë patur në qeveri dhe Presidencë.
Ashtu si Mussolini në Itali, Ilir Meta në Shqipëri ka dominuar historinë politike për 32 vite.
Njëlloj si Mussolini, edhe Ilir Meta dëshiron të mishërojë diktatorin modern. Dhe programon gjith karshillëk (s’di me kë), të ribëhet President përsëri pas 25 vitësh ! Deri atëherë kushedi çfarë ëndërrash ka për të parë!
Ilir Meta, nga Partia Socialiste, si skizion të sajë, krijoi LSI-në, ku u bë faktor përcaktues real për qeverisjen në dy apo tre raste. Pra, arriti të bëhej një forcë politike, aspak ideologjike, por me dallavere e blerje votash, më lekë të siguruara nga korrupsioni gjatë qeverisjes, gjë që e tregoi me oshilacionet e saj, nga diku 20 deputet në 4 deputetë zgjedhjet e fundit.
Tani, Ilir Meta, duke besuar se fitorja e Berishës po afron, vëndosi të rihyje me të në koalicion, në zgjedhjet vëndore për gjashtë  Bashkitë, për të përçarë Partinë Demokratike dhe grupin e saj parlamentar, për të luftuar me çdo formë Lulzim Bashën, nën emrin Shtëpia e Lirisë!
Njëkohësisht, duke e ditur se Berisha non grata nuk arrinë dot kurre në jetën e tij të marrë pushtet e të bëhet Kryeministër, e përdori Foltorën , dhe po tenton t’a sistemoje tërësisht brënda partisë së tij familjare me emër të ri, Partia e Lirisë!
Dy parti familjare, Foltorja dhe LSI, po pretendojnë te shkrihen në nje flamur: Partinë e Lirisë !
Por edhe ky koalicion, më ngjan njëlloj si koalicioni i Hitlerit me Ducen, që më në fund e humbën luftën . Sali Berisha dhe Ilir Meta do të kenë fatin politik të tyre.
Amerika, Anglia dhe Europa perendimore nuk do tërhiqen , nuk do tolerojnë.
Me to, askush nuk ka fituar as do të fitojë.
Pyetja për ngjashmerinë e krahasimeve që më vjen është:
Meta, a do të përpiqet të arratiset si Mussolini ?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu