Melisa mëson se e ka motër Xhenetin, Kaja qëllon Xhengizin, ja ç’do ndodhë nesër

0

Mukadez i kërkon Arzus t’i tregojë Melisës dhe Xhenetit se janë motra. Arzu i premton se sapo Melisa të dalë nga spitali ato do largohen dhe Kaja nuk do ketë më arsye të qëndrojë. Mukadez insiston që Arzu të tregojë të vërtetën. Arzu nuk pranon dhe ja lë fajin Mukadezit që e gjeti Kajan. Kaja kap korrierin që i çon zarfet me pazëllat Xhenetit. Ai kërkon të dijë kush fshihet pas këtyre zarfeve dhe mëson se ai person është Xhengizi. Nilgyn mëson se Ozlem do bëjë një kontroll tek mjeku dhe insiston që të shkojë me të.

Selim i thotë Xhenetës se nëna e saj mund të jetë ndonjë person që ajo tashmë e njeh. Ai merr një mesazh nga Xhengiz ku i shkruan se çdo gjë ja ka lënë atij dhe i kërkon falje. Selim shqetësohet dhe bashkë me Xhenetin nisen për në shtëpi. Kaja hyn në shtëpinë e Xhengizit dhe i vendos pistoletën në kokë. Xhengiz i lutet të mos e vrasë. Mukadez shkon të takojë Melisën në çmendinë. Ajo i tregon Melisës se Xhenetin e ka motër. Selim dhe Xhenet arrijnë në shtëpi dhe e gjejnë Xhengizin pa ndjenja. Ata tronditen. Melisa nuk e beson që ajo dhe Xhenet janë motra dhe mendon se Mukadez është çmendur. Selim dhe Xhenet çojnë Xhengizin në ambulancë. Nilgyn dhe Ozlem shkojnë për vizitë tek mjeku. Ozlem i dërgon mesazh Mahirit të mos vijë por ai arrin para se ta marrë mesazhin. Nilgyn habitet kur sheh Mahirin. Doktoresha viziton Ozlemin dhe thotë se foshnja është djalë. Mahir dhe Ozlem gëzohen. Melisa mendon vazhdimisht për atë që i tha Mukadezi. Nilgyn kthehet në shtëpi dhe tronditet kur shikon gjak. Ajo futet në dhomën e punës të Xhengizit dhe sheh fotografitë e vdekjes së Rëzait. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu