Melisa mbyllet në çmendinë, ja ç’do ndodhë nesër në Xhenet

0

Arzu i premton Melisës se do të fillojnë një jetë më të mirë dhe do i harrojnë të gjithë. Ato shkojnë në breg për t’u nisur me jaht por Kaja i del përballë. Pas tij edhe Mahir me Orhanin. Ata nuk i lejojnë Arzun dhe Melisën të largohen. Xhenet i tregon Selimit që dikush po luan me të dhe i tregon pazëllin. Mahir e mbyll Melisën në dhomë. Ajo i lutet të mos e bëjë duke i thënë se po vuan por nuk është e çmendur. Arzu zihet me Mahirin dhe i tregon që e dëgjoi teksa fliste me Kajan për ta mbyllur Melisën në çmendinë. Mahir insiston që Melisa të kurohet sepse është e sëmurë.

Ai fajëson Arzun që prej vitesh ja ka mbuluar gabimet Melisës dhe e solli në këtë gjendje. Arzu tronditet kur dëgjon këto fjalë. Mahir vendos ta çojë Melisën në çmendinë. Arzu bën çmos për ta ndaluar por nuk mundet. Nilgyn fton për darkë Xhenetin dhe familjen e saj. Arzu shkon të vizitojë Melisën në spital psikiatrik dhe i thotë i premton se do qëndrojë aty e shumta një muaj. Melisa kalon në krizë dhe shkatërron dhomën e spitalit. Ozlem i tregon Mahirit që është shtatzënë dhe nuk pranon ta abortojë fëmijën. Mahir kërkon të shkojë për vizitë tek mjeku me Ozlemin. Ajo gëzohet. Kaja i thotë Xhengizit se pasi të rregullojnë punën e shitjes së truallit ai do t’i zhdukë fotografitë. Xhengiz kërcënon Kajan se nëse do e denonconte në polici ai do tregonte që nuk ka qenë vetëm por me Arzun. Xhengiz sfidon Kajan. Arzu kap Mahirin dhe Ozlemin bashkë. Ozlem i tregon Arzus që është shtatzënë. Arzu tronditet. /revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu