Melisa dhunon Xhenetin, Kaja qëllon në shpullë Selimin, ja ç’do ndodhë sot

0

Melisa sulmon Xhenetin dhe i vendos duart në fyt për ta mbytur. Kaja arrin të shpëtojë Xhenetin. Arzu i telefonon Melisës. Kaja i përgjigjet dhe i tregon ç’bëri Melisa. Kaja nuk e lejon Melisën të largohet nga shtëpia e Xhenetit. Arzu vjen të marrë Melisën dhe si gjithmonë mbron veprimet e saj. Mahir i kërkon falje Xhenetit dhe i bërtet Melisës. Xhengiz mëson se pronari i tokës është Kaja. Qiraxhiu kërkon paratë e qirasë. Kaja e paguan.

Punëtorët në kompani tallen me Melisën pasi shohin videon. Xhengiz telefonon Kajan dhe i kërkon të takohen. Ozlem bën testin e shtatzënisë dhe gëzohet kur mëson se është shtatzënë. Ajo shkon t’i japë lajmin Mahirit por ai nuk e dëgjon. Melisa nuk heq dorë nga Selimi dhe ja vë fajin Xhenetit. Arzu për herë të parë mbron Xhenetin duke i thënë Melisës se ajo nuk ka faj. Melisa çmendet dhe Arzu detyrohet ta mbyllë në dhomë. Kaja shkon në kompani për t’u takuar me Xhengizin dhe përballet me Selimin.

Kaja qëllon me shpullë Selimin dhe i thotë se ai që është burrë nuk dorëzohet. Selim i thotë se nuk u dorëzua asnjëherë nga Xhenet. Kaja e paralajmëron të qëndrojë larg Xhenetit. Xhengiz i kërkon Kajas ta shesë tokën dhe i ofron një shumë të madhe parash. Kaja e shantazhon Xhengizin me fotot nga varrimi i Rëzait. Selim i thotë Xhenetit se foli me të atin e saj dhe do vijnë të kërkojnë dorën. Selim njofton e tij por Xhengiz nuk pranon. Xhenet shkon në darkë në shtëpinë e Kajas. Ajo kontrollon në dollapin e tij dhe Kaja e kap mat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu