Me vajzat dhe gratë e Partisë Demokratike në “Barazi në Vendimmarrje”

0
Shkruan Mimoza Rexhvelaj

Trajnimi ynë u mundësua nga Rrjeti i Grave “Barazi në Vendimmarrje” (EDM) me mbështetjen e Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD) dhe Ambasadës Britanike në Tiranë.
Ndërkohë që disa nga partitë politike kanë bërë përparime të dukshme në miratimin e dispozitave për barazinë gjinore, disa mbeten mbrapa përsa i perket masave reale për të garantuar barazinë gjinore dhe shanset e barabarta.
Barometri Gjinor thekson nevojën për institucionalizimin më të thellë të perspektivave gjinore në proceset e vendimmarrjes dhe planifikimit financiar brenda strukturave të partisë.
Ky trajnim mundëson një hapësirë për të riafirmuar angazhimin e partive politike, për barazinë gjinore dhe gjithëpërfshirjen.
Për më tepër, me zgjedhjet e ardhshme, të ofrohet një platformë të përshtatshme për:
* Adresimin e sfidave ekzistuese në integrimin e perspektivës gjinore brenda partisë.
* Forcimin e mekanizmave të brendshëm për alokimin e drejtë të burimeve dhe proceset e vendimmarrjes.
* Fuqizimin e barazisë gjinore brenda partisë politike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu