Mbeturinat elektrike të Evropës po helmojnë zinxhirin ushqimor të Ganës

0

shumë nga materialet e rrezikshme kimike janë duke hyrë në zinxhirin ushqimor të Ganës për shkak të mbeturinave elektronike që janë hedhur në mënyrë ilegale në ujërat e Evropës.

Sipas një raporti të dy grupeve për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbeturinave elektronike, vezët e pulave në kryeqytetin e Ganës, Accra, ku banorët marrin metale nga mbeturinat, përmbajnë nivele të rrezikshme të përbërësve kimikë, përfshirë dioksinat dhe bifenilet poliklorine.

Hulumtuesit e grupeve “Ipen” dhe “Basel Action Networ” i analizuan vezët e bëra nga pulat që ushqehen në Agbogbloshie, vendbanim i 80 mijë njerëzve, të cilët mbijetojnë kryesisht përmes shitjes së bakrit dhe metaleve tjera të mbeturinave elektrike.

Analizat dëshmuan se nëse një i rritur e ha vetëm një vezë të pulave të këtij rajoni, do t’i kalonte kufijtë e caktuar nga Autoritetit Evropian për Sigurinë e Ushqimit për dioksinat për 220 herë. Dioksinat janë shumë të dëmshme për shëndetin edhe nëse janë në sasi shumë të vogla.

Raporti thekson problemin e qarkullimit të mbeturinave helmuese nga Evropa në shtetet e Afrikës, përfshirë Ganën, Tanzaninë dhe Nigerinë, duke bërë thirrje për rregulla më të rrepta për mbeturinat helmuese sipas Konventës së Stokholmit, shkruan “The Guardian”, transmeto

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu