Lufta për Demokraci

0
Shkruan Alfons Grishaj
Ne ishim të gjithë së bashku
Të zjarrtë, të sinqertë.
Simbiozë dëshirash, uragan për liri.
Ne ishim të gjithë sëbashku,
Pa komplekse, pa pluse e minuse
Në qëndresën e një qytetarie brilante.
Ne ishim të gjithë së bashku
Brenda njeri-tjetrit si matrioshkat,
Zbrisnim si meteorë në platformën e panjohur.
Ne ishim të gjithë së bashku
Përmes xhunglës së pabesë së komunizmit
Mjergullës së gjarpërinjve që ruanin një pjesë të zbuluar
Të mishit tonë, të gjakut tonë.
Ne ishim të gjithë së bashku
Neurone të një truri, fije të një shpirti,
Degë të një trungu, ujiinjë burimi
Për të njomurbuzët e thara të një populli në agoni.
Ne ishim të gjithë së bashku
Me “damkat” e të damkosurve
Në verbërinë e të ndriturve, që me qëllim
Nuk shihnin gjilpërën në flokët e shtrigave.
Ne ishim të gjithë sëbashku
Drejtnjë dritë të paparë
Drejtnjë jete të paprekur
Që quhej Perëndim, që quhej LIRI…
Ne të gjithë ishim së bashku,
Me trastën bosh, pa Kartën e Parisit,
Pa Kartën e Helsinkit, pa Linkoln e Gand!
Pa Marshall e Vojtilë.
Elita? He! Një shkollë marksiste e degraduar
Në tekste dhe ide, por jo e tëra në kazanin Rus…
Napalm duhej për ato banka që përgatitën njeriun e deformuar,
Por dhe nga ai deformim shqiptari i mirë shpëtoi…
Ishim të gjithë së bashku…
Studentë,doktorë, profesorë, puntorë, aktorë,
Inxhinierë e fshatarë, diku në këmbë e diku zvarrë…
Dikush nga burgjet e vdekjes, dikush nga internimet.
Ishim ato shqiponja, ishim ne,
Të gjithë së bashku bëheshim një!
Regani, kalorës lirie dhe skeptri i Papës së shenjtë,
Vendosur mbi telajon e fundit të marshimit Rus,
Por muri Kinez është më i gjatë se urat e lirisë,
Ku mikrobi i komunizmit u transformua në HIV.
Berberët e kuq zbritën nga telajo e grisur
Ndër të parët rruan mjekrën e Marksit,
Furia e tyre ishte më e madhe se ndërtimi jonë
Urrejtja e tyre nuk njihte më të zonë…
Ah, t’i shihje këta xhonglerë me lotë krokodili për veprën e tyre,
Betoheshin, se do ta çonin dinjitetin e të vuajturve në piedestal!
Udhëheqësit e ardhshëm duhet të jenë të tillë
Që treni për në Europë të ishte Ideal.
Ne ishim të gjithë së bashku,
Kur trupat e shokëve tanë u sharruan
Arbeni! Josifi! Nazmiu!Artani! Besniku!
Bujari! Senahiu! Oh, Azem!
Liria u vra!
Liria masë dheu nën përrenjtë e gjakut.
U betuam e u stërbetuam… Asgjë, asgjë më shumë se një hiç!
Gjarpri në gji bën rrokadën, tortë e ëmbël karrigia për një Bitch.
Tani, nuk jemi të gjithë sëbashku,
Gorbaçovi farën e vjetër e shartoi me të re
Naivitet fëmijësh…Të persekutuar? Përsëri ne!
Miq, lufta për demokraci porsa ka filluar !
Do të bijë një këmbanë për frymëzim a lot…
Dhe atëherë era do të ndryshojë,
(mëshirë për armiqt e demokracisë…?)
Zoti mos e dhëntë, që të luftojmë kot…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu