Holanda ka votuar sot propozimin për t’i kërkuar KE, rikthimin e vizave për Shqipërinë. Kërkesa është bërë nga 5 parti, që kanë 92 vende nga 150 në Kuvend. Projektvendimi u miratua, gjë që detyron qeverinë t’i drejtohet KE-së për rikthimin e vizave.
HOLANDË- Parlamenti Holandez, ka votuar sot ‘PRO’ kërkesës së 5 gurpeve parlamentare, VVD, CDA, SP, CU dhe PVV, kjo e fundit parti e ekstremit.
Më poshtë është dokumenti që do të hidhet në votim, ku arsyeja kryesore është rritja e kriminalitetit nga mafia shqiptare.

5 partitë që kërkuan riktimin e vizave në total kanë 92 deputetë, ndërsa ky vendim mund të miratohej edhe me shumicë të thjeshtë, thënë ndryshe me 76 vota nga 150 që ka në total Parlamenti i Holandës.
Partia VVD, CDA dhe CU janë 3 nga 4 partitë qeverisëse. Ministri i Jashtëm Holandez vjen nga Partia VVD, ndërsa Ministri Grapperhaus (që ishte në Shqipëri) vjen nga Partia CDA.
Vota pro rikthimit ditën e sotme, detyron Holandën të bëjë kërkesë në Komisionin Europian, për rikthimin e vizave. Po ashtu një votë e tillë, do të thotë një ‘JO’ e fortë për hapjen e negociatave në qershor.
Çfarë thuhet në dokument:
“Dhoma,
pas dëgjimit të diskutimit,
duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të kriminalitetit nga mafia shqiptare në Holandë;
këto organizata kriminale keqpërdorin mundësia për të udhëtuar pa viza përmes Evropës dhe me të, të zgjerojë më tej rrjetin e kontrabandës;
duke vënë në dukje se pezullimi i viza për Shqipërinë u detyrua nga kushte të ndryshme, duke përfshirë parandalimin e krimit ndërkufitar;
i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Evropian për të filluar procedurën e frenimit emergjent për liberalizimin e vizave. Sillni përkohësisht Shqipërinë dhe informoni Shtëpinë për progress dhe vazhdojmë me rendin e ditës”.
(B.B/