Kryeministri hungarez Orban: Europianët janë ‘xhuxha’. Do rishikojmë anëtarësinë në BE!

0

BEOGRAD- Krzyeministri hungarez, Viktor Orban zhvilloi një vizitë në Beograd. Ai është i njohur për qëndrimet kritike ndaj BE.

“Është e lehtë të përshtatësh politikën e sanksioneve nga Parisi, Brukseli dhe Berlini, por ne jemi më afër vendit të sanksionuar – Rusisë, dhe kushdo që është më afër vuan më shumë, kështu që nuk është për t’u habitur që qëndrimi hungarez është 2000 kilometra larg nga Brukseli,”- tha kryeministri i Hungarisë Viktor Orban gjatë vizitës në Serbi.

Kryeministri hungarez tha se “hungarezët dhe serbët kanë një punë të përbashkët – të mbrojnë derën jugore të Evropës”, dhe se kanalet e migrantëve duhet të drejtohen në një kanal specifik të Istrias. I pyetur për politikën e sanksioneve kundër Rusisë, Orbán vuri në dukje se evropianët janë “xhuxhë” të energjisë që vendosin sanksione ndaj një gjiganti ekonomik, ndërsa theksoi se këto sanksione dëmtojnë të gjithë.

Filiali hungarez i Radios Evropa e Lirë, që citon burime nga bisedimet, shkruan se Orban tha gjithashtu në takimin kokë më kokë me Vuçiç se anëtarësia e Hungarisë në BE duhet të rishikohet pas 2030-s. Ai tha se është dëshira e Hungarisë për të ndryshuar politikën e sanksioneve, që sipas tij është më e dhimbshme për Evropën sesa për Rusinë./VOA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu