Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, depozitohen në Kuvend dy raporte

0

Dy raportet e përpiluara nga anëtarët e Këshillit të Mandateve për kërkesën e SPAK që kërkon ti hapet rrugë arrestimit të Sali Berishës, janë depozituar në Kuvend.

Bëhet fjalë për raportin e mazhorancës, ndërsa raporti tjetër është i deputetit Enkelejd Alibeaj përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve.

Vlen të theksohet se të dy raportet kërkojnë dhënien e autorizimit për ti hapur rrugë kërkesës së SPAK që kërkon heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu