Këlliçi flet për dosjen “5D” të depozituar në SPAK

0

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka qenë i ftuar në Ora News, ku ka folur për korrupsionin në Bashkinë e Tiranës, teksa e konsideroi si një nivel korrupsioni të paparë me familjarët e zyrtarëve të Bashkisë.

Nisur nga aksioni i sotëm i SPAK, ku ka ushtruar kontrolle në disa prej banesave të drejtorëve të Bashkisë së Tiranë, Këlliçi tha se gjatë fushatës elektorale ka depozituar një dosje të konsideruar si “5D”, ku përfshihen 5 drejtorë të Bashkisë së Tiranës që kanë marrë 28 milionë euro tendera përmes familjarëve.

Këlliçi: Kam depozituar një dosje kur kam qenë në fushatë në SPAK. Është një nga dosjet më flagrante të vjedhjes në këto 30 vite. Edhe emrin ia kanë vënë 5D ku janë 5 drejtorët të bashkisë. I kanë dhënë një kompania ku kanë të afërmit dhe i kanë dhënë 28 milionë euro tendera. Është një nivel korrupsioni i paparë më parë me familjarët e bashkisë së Tiranës. Kam cuar tendera dhe këto drejtoheshin nga Mariglen Qato që më ka paditur edhe për shpifje. Sot ka qenë një lajm për kontrolle të një drejtoresha që zëvendësoi Taulant Tushën dhe disa titullarë të tjerë, sipas informacioneve, kanë shkuar agjentët e BKH-së dhe SPAK, ku kanë shkuar disa në shtëpisë e disa zyrtarëve të bashkisë së Tiranës dhe kanë sekuestruar dosje, lap topë dhe telefona për hetim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu