Ja përse mund të fitoje Admir Kadeli?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Nisur nga gjithë tablloja e proçesit të zgjedhjeve të 11 Majit, nga fushatën elektorale, nga votimet e qeta e të lira demokratike, si dhe proçesin e ngadalshëm të numërimit të votave, nga rezultati i pritshëm dhe shumë spektakolar i fitorës historike të PS-së dhe humbjes madhështore të Berishës, mund të themi se e veçanta e këtyre zgjedhjeve ishte shuplaka e fundit e dhënë për të, apo më saktë grushti final.
Duke ndjekur hap pas hapi proçesin, nuk do të jetë ndonjë çudi, kur edhe në Lezhë të ndodhë “çudia” dhe rezultati nga 4 me 3 , të kthehet në disfavor të opozitës, pra në 4 me tre për PS-në.
Konkretisht, në këto momente, kemi dy kandidatë të PS, që presin të marrin mandatin e deputetit.
Këtë e bazojmë tek shifrat e dala nga votat e emigracionit, ku deri më tani në bashkinë e Lezhës, kryeson PS-ja me diferencë 564 vota. Po të ruhet ky trend, edhe në 6000 votat ende të panumëruara, do të mund të kemi edhe përmbysje.
Admir Kadeli, deri në këto momente ka 4 862 vota, ku priten edhe shifrat e kutive të Kurbinit dhe të emigrantëve që kanë votuar për kandidatët e këtij qarku. Votat e Kurbinit dhe të emigrantëve, e nxjerrin automatikisht deputet.
Deri më tani, ai I ka shtuar edhe 1000 vota të tjera, duke pritur edhe rezultatin e numërimit të rreth 6000 votave të panumëruara.
Por siç e thashë më lart, votat e emigrantëve për partitë, mund të sjellin përmbysje.
Sidoqoftë, i pari pas listës së mbyllur, rrjeshtohet Admir Kadeli, më pas Skana e Gjeloshi.
E urojmë paraprakisht Kadelin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu