Ilir Metaj: I bindur që Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit

0

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj shprehet i bindur se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se Meta nuk duhej të kallëzonte Autoritetin e Dosjeve, por të hapej dosja e tij.

“Bindja ime personale, jam 100% i bindur që ish-presidenti ka qenë një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Edhe pse nuk e kam parë dosjen, thjesht reafgimi i tij në momentin që ka dalë lajmi dhe nga ajo metamorfoza e tij e ditë pas dite me këtë lajm përsipër, unë besoj se ai është një i fajshëm i tejskajshëm.

Janë veprime të dëshpëruara të atij që është i cfajshëm dhe minimalja duhej të thoshte që nuk duhet fare të shkonim në prokurori, por të thoshte që të bëhej publike dosja e tij. Nëse dikush është i pastër, nuk ka pse të ketë frikë”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu