Ilir Meta: Basha një mashtrues ordiner, e gënjeu Monikën dhe na mori më qafë

0

lir Meta ka sulmuar ish kryedemokratin Lulzim Basha.

Ai tha se gjatë këtyre 6 viteve nuk i ka besuar asnjëherë Bashës, duke e akuzuar atë si bashkëpunëtor të qeverisë për djegien e mandateve.

“Ilir Meta ka qenë kategorikisht kundër bastit të çmendur për t’i besuar një mashtruesi ordiner që të gënjen edhe për kohën, duke djegur mandatet, duke bojkotuar parlamentit, duke bojkotuar pushtetin vendor. Më thoni a ka ndonjë vend afrikan që në pushtetin lokal që nuk ka përfaqësues të opozitës. Djegia e mandateve ishte e planifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë, në mënyrë që të ndodhin të gjitha këto ngjarje që po ndodhin”, tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu