Dashi: Parashikohet një e premte intriguese! Edhe pse do ju duket se dita nuk do të nisë në mënyrën më të mirë sa i takon anës fizike pasi mund të ndiheni të lodhur, rikuperimi do të ndodh në vijim të ditës. Do të jeni gati të përfshiheni në aventura të reja, edhe sa i takon sferës sentimentale.
Demi Kjo ditë është e rëndësishme sa i takon dashurisë dhe ndjenjave, të cilat do të vihen në provë dhe do të rezistojnë vetëm më lidhjet më të forta. Ata që presin përgjigje, nuk do të kenë më durim. Ndoshta keni të drejtë, por bëni mirë të ruani nën kontroll nervozizmin.
Gaforrja Gjatë kësaj dite do të jeni disi melankolik dhe pa humorin e duhur. Gjithçka për shkak të mendimeve që kanë të bëjnë me dashurinë. Duhet të bëni qartësi me zemrën tuaj dhe të kuptoni se çfarë dëshironi vërtetë.
Luani Nuk do të jetë një ditë aspak pozitive, për shkak të ndonjë të papriture në sferën sentimentale. Mundohuni që të shmangni diskutimet dhe polemikat, ose të paktën ulni tonin e zërit, në mënyrë që të gjeni një marrëveshje të re, pasi gjërat mund të sistemohen shumë shpejt.
Virgjëresha Kjo e premte është një ditë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje, sidomos sa i takon ndjenjave. Guxoni, flisni, bëni projekte: yjet janë në anën tuaj!
Peshorja Jeni në një fazë të acaruar, gjatë së cilës do të gjeni forcën për të përballuar çdo vështirësi. Fundjava do të sjellë rikuperim, ku do të çoni përpara me vendosmëri gjithë gjërat që i keni përzemër.
Akrepi E premtja do të jetë mjaft pozitive sa i takon ndjenjave. Duhet të tregoheni më të hapur me të tjerët dhe të jeni më të shoqërueshëm, shkruan noa.al. Ju pret një fundjavë përgjithësisht e bukur.
Shigjetari Do të ndiheni shumë energjik, ku ardhja e pranverës ju bën të ndiheni mirë si dhe parashikohen momente të mira sa i takon dashurisë. Pikërisht në këtë drejtim pritet një rizgjim i ndjenjave. Bëni qartësi me zemrën tuaj, ka ardhur momenti i duhur.
Bricjapi Dita nuk do të jetë në ritmin e duhur, dhe sforcimet që do të bëni nuk do të marrin rezultatet e pritura. Mos fajësoni veten, ndoshta nuk do të kuptoheni nga ata që ju rrethojnë. Mundohuni që të ndryshoni strategji, ose të paktën shmangni tensionet.
Ujori Kjo e premte parashikohet të jetë mjaft e bukur, sidomos për takimet dhe ndjenjat. Përfitoni nga ko ditë për të sqaruar konfliktet, për të bërë propozimet dhe për të ekspozuar projektet tuaja në çdo fushë.
Peshqit Do të jetë një ditë mjaft pozitive dhe interesante, ku ekziston mundësia për të bërë takimet e duhura. Ndaj është e nevojshme që të jeni të hapur, të lini pas krahëve trishtimin e së kaluarës dhe të shikoni me besim të ardhmen.