22.5 C
Tirana
E dielë, 19 Maj 2024
Ballina Editorial Hekurthyesi i votave të Durrësit, pas hekurave

Hekurthyesi i votave të Durrësit, pas hekurave

0

Shkruan Klodiana Lala

Vangjush Dako nuk priti që policia të zbarkonte në shtëpinë e tij për t’i vënë prangat. Lajmi për një arrestim të mundshëm të tij u shpërnda në mënyrë të rrufeshme në rrethet mediatike e politike në Tiranë e Durrës. Askush nuk e di me siguri, sesi lajmi rrodhi nga godina e xhamtë e SPAK. Në zhurmën e madhe politiko-mediatike që u zhvillua, një fakt është i pakundërshtueshëm: Vangush Dako, politikani vendor më i fuqishëm në Durrës, e dinte me siguri se do të prangosej

Ndaj zgjodhi të vetëdorëzohej. Mesditën e 6 qershorit 2023, bashkë me avokatin e tij, ish qytetari i parë i Durrësit u ndalua në dyert e pol[1]icisë së Tiranës. U vendos në një nga qelitë e izolimit në policinë e Tiranës. E zyrtarët e kësaj të fundit, u kujdesën që të mbanin imazhin e Dakos larg syrit të publikut. Pasi një “perde” u shpalos në anë të godinës për të penguar objektivët e kamerave dhe aparateve që ishin fokusuar me shpresën për të shkëputur një foto të njeriut që thuhet se ishte këmbësi i kryeministrit Edi Rama në Durrës, e një prej miqve të tij më të ngushtë.

Dako u akuzua se kishte lejuar ndërtimin e një pallati pa leje, godinë që ishte dëmtuar rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nën[1]torit 2019, si dhe për dyshimet se kishte shpërdoruar detyrën duke i shkaktuar dëm buxhetit të Bashkisë për një tender, për Promenadën, një projekt që kishte synim rehabilitimin e bregut të Currilave, por që mbeti ne letër. Dukshëm binte në sy se ndaj Vangjush Dakos nuk rëndonin akuzat e kor[1]rupsionit apo lidhjet e tij me krimin e organizuar. Për shumëkënd kjo ishte një aministi që SPAK po i bënte mikut të kryeministrit, për të tjerë, Dako u godit më së shumti për të rrëzuar mitin e pandëshkueshmërisë në vend, e njëherazi që SPAK të dëshmojë se të shpallurit Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta gjejnë veten në telashe me ligjin.

NGA BIZNESI NË POLITIKË

Baba i dy fëmijëve, një biznesmen i suksesshëm në Durrës. Vetëm 41 vjeç. Ky ishte Vangjush Dako, kur në 2007 vendosi t’i hynte rrugës së politikës. Deri atëherë ai kishte mbajtur edhe detyra të rëndësishme në qytetin e Durrësit nën qeveris[1]jen e socialistëve, ku ndër të tjera drejtoi zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Por, dy vite pasi socialistët kishin rënë nga pushteti për shkak se nga Parlamentaret e 2005 kishin sjellë në pushtet Sali Berishën, Vangjush Dako zgjedh të përballet.

Ai garoi për kryetar i Bashkisë së Durrësit përballë rivalit demokrat Armand Teliti. Hyrja e tij në politikë nuk ishte e lehtë. Strukturat e partisë Socialiste në Durrës, pas humbjes në 2005 thuajse ishin shpërbërë. Pra, ai ishte në disavantazh përballë kandidatit Teliti. Megjithatë rezultoi fitues me vetëm 308 vota në favor. Në këtë mënyrë, ai u ul në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Kjo ishtë fitorja e parë e Da[1]kos, që më vonë do të shndërrohej në faktorin kryesor politik në Durrës, emri i të cilit do të artikulohej fort, jo për shërbimet që i bëri qytetit, por edhe lidhjet e dyshuara sikurse flitet e askush nuk e vërteton, me pjesëtarë të krimit të organizuar.

Në 2011, Vangjush Dako jo vetëm rezulton fitues përballë kandidatit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri, por ai e thelloi ndjeshëm diferencën e votave krahasur me 4 vite më herët. Ai mundi të siguronte 3600 vota më shumë sesa rivali i tij i mazhorancës. Dako e shpalosi fuqinë e tij në zgjedhjet parlam[1]entare të 2013, kur socialistët erdhën në pushtet. Në qarkun e Durrësit, socialistët fituan 44 për qind të votave. Në 2017 babai i dy fëmijëve dëshmoi se ishte faktor tejet i rëndësishëm në qarkun e Durrësit për socialistët, jo vetëm sepse fitoi për të tretën herë në garën për kryebashkiak, duke mundur rivalen e opozitës Grida Duma, me një diferencë tejet të thellë votash duke dërrmuar demokratët.

DAKO NË PËRGJIMET E KRIMINELËVE

I diplomuar për inxhinieri, Dako erdhi në polt[1]ikë nga bota e biznesit. Pasuria e tij ishte në shifra të lakmueshme. Por teksa forconte në mënyrë të vazhdueshme pozitat në politikë, njëherazi emri i tij lakohej çdo ditë e më shumë, jo për atë çfarë po bënte për qytetin, por për dyshimet për lidhje me eksponentë të krimit të organizuar. Një hetim i nisur për një organizatë kriminale që operonte në trafikun e drogës, por zbuloi implikimin e zyrtarëve, përfshirë edhe Dakon në shitblerjen e votës.

Bëhet fjalë për dosjen e bujshme 339, në kuadër të së cilës u organizua nga Prokuroria për Krime të Rënda operacioni i koduar VOL-VO4 që goditi 4 grupe kriminale, ndërsa në pranga përfunduan edhe dy ish deputetët socialistë Arben Ndoka, i larguar nga Kuvendi nga ligji i Dekriminalizimit dhe Arben Çuko. Ata ranë rastësisht në rrjetën e përgjimeve. Ndoka u arrestua bashkë me pjesëtarë të tjerë të familjes për tjetërsim pronash, ndërsa Çuko dyshohej për transferim të paligjshëm të një të burgosuri, por më vonë ky i fundit mori pafajësinë.

Përgjimet zbuluan edhe rolin e rëndësishëm që kishin trafikantët në fushatat zgjedhore në shitbler[1]jen e votës. Referuar bisedave që u bënë publike, Vangjush Dako rezultoi se kishte lidhje të ngushta me Astrit Avdylaj, kreu i grupit kriminal Avdylaj me bazë në Shijak. Astrit Avdylaj, kreu i grupit dëgjohet në bisedat e përgjuara të thotë se do ti propozonte kryeministrit një të njohur të tij si kandidat për deputet. Në shkëm[1]bim, rezultati në zgjedhje për socialistëve në zonën e tij, do të ishte shpërblyes. Biseda të tjera ekspozuan favoret që shkëmbenin kriminelët e zyrtarët. Në pamje të parë, Dako dukej si “punëmbaruari”. Vangush Dako ishte në pozitë të vështirë në momentin kur u pa në një emision televiziv.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu