Ashton Kutcher, aktori I njohur habiti 18 milionë fansa që e ndjekin në rrjete sociale.
Ai publikoi numrin personal të telefonit përmes një postimi duke treguar se i mungon komunikimi me njerëzit e zakonshëm.
“Mua më mungon lidhja reale me njerëz të vërtetë, kështu që tani e tutje mund të më shkruani. Ndoshta nuk do të jem në gjendje t’iu përgjigjem të gjithëve, por së paku mund të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin. Kështu mund të zbuloj disa nga gjërat e mia nga jeta e përditshme”, ka shkruar ylli hollivudian.
Sipas “People” pas disa orësh, ai fshiu postimin.
Disa ndjekës ishin me fat që arritën të marrin një përgjigje nga Ashton, ndërsa të tjerët morën mesazhe automatike.