GJKKO shtyn sërish seancën ndaj ish-ministrit hajdut Ilir Beqaj

0

Ka dështuar seanca paraprake për dosjen e SASPAC, me të pandehur ish-drejtorin e kësaj Agjencie Ilir Beqaj. Avokatët kërkuan të njihen me një pjesë të provave të cilat pretenduan se nuk janë dhënë gjatë fazës së hetimit, për të patur mbrojtje më eficente gjatë shyqrtimit gjyqësor.

Një tjetër kërkesë ishte marrja e materialeve të akt-ekspertimit nga zbirthimi i telefonave, usb-ve dhe kompjuterave. Seanca e radhës u la më 6 maj në orën 10:00. SPAK mbylli hetimet për këtë dosje në fillim të muajit Prill, dhe dërgoi kërkesën për gjykim ndaj Ilir Beqajt, 8 të pandehurve të tjerë dhe dy shoqërive tragtare lidhur me dosjen e SASPAC.
TË PANDEHURIT:

1. Ilir Beqaj –

2. Ermal Kurtulaj –

3. Gazmend Haxhia –

4. Alfred Nikolla –

5. Elton Marini –

6. Bjona Ziaj –

7. Bledar Leka

8. Marinela Jazoj

9. Mira Topçiu

10. Personi juridik shoqëria tregtare “Landëays International” sh.p.k

11. Personi juridik shoqëria tregtare “Nine Service Int” sh.p.k

Ish-kreu i menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian njëherësh ish-ministër i shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për 5 vepra penale mes të cilave korrupsion pasiv, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentash, mashtrim, mashtrim në bashkëpunim dhe mosdeklarim pasurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu