Gjermania vendosi/ Mbyllet procesi i votimit, ja exit poll-et e para

0

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare në Gjermani.

Sot, gjermanët zgjedhin për parlamentin federal, të ashtuquajturin Bundestagu. Në garë për kancelar përballë Armin Laschet, që është dhe pasardhësi i Merkel është Olaf Scholz.

Merkel kërkoi më herët votën për pasardhësin e saj, Laschet, duke thënë se Gjermania me të do të jetë në duar të sigurta.

Ndërkohë janë publikuar dhe exit poll-et e para.

Sipas tyre ka një barazim votash mes CDU-së dhe SPD-së me nga 25 % secila.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu