Gara për Kryeprokuror, ja kandidati i fortë që pritet të “gëlltitë” Arta Markun  dhe të kapë “Peshqit e Mëdhenj!

0

Një tjetër kandidat ka depozituar emrin në Këshillin e Lartë të Prokurorisë duke hyrë zyrtarisht në garë për postin e kryeprokurorit të Përgjithshëm.

Bëhet fjalë për kandidatin Lulzim Alushaj, të cilit deri më tani i duhet të sfidojë kryeprokuroren e përkohshme të përgjithshme, Arta Markun dhe kandidatët e tjerë Fatjona Memçaj dhe Olsian Çelën.

Kush është Lulzim Alushaj:

Avokati është një nga kandidatët më të fortë në këtë garë pasi aftësia profesionale dhe kualifikim i tij, janë tregues të qartë se gara do të jetë e fortë për postin e kryeprokurorit të vendit. Alushaj 14 vite më parë arriti të marrë titullin profesional “Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë” në Itali, ndërsa mban edhe gradën doktor i shkencave juridike, kualifikim të cilin e përfundoi me rezultate të shkëlqyera në Napoli të Italisë.

Gjithashtu një fakt tjetër, që i jep përparësi kandidatit në fjalë është fakti se ai është i vetmi që ka përfunduar studimet doktorale në një nga vendet e Bashkimit Europian. Alushaj përfundoi në 2005 masterin për jurist ndërkombëtar në Universitetin e Bolonjës në Itali, ndërsa gjatë periudhës 2000-2004, është diplomuar në Jurisprudencë në Universitetin e Bolonjës.

Ai vijon të jetë pjesëmarrës aktiv në seminare dhe kolekjume shkencore në vend dhe jashtë tij. Diplomat dhe kualifikimet e avoktatit janë të njohur edhe nga Ministria e Arsimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu