Furtunë në Komisariatin e Krujës/ Shkarkohet trupa policore 3 ditë pas dhunës barbare

0

Një furtunë shkarkimesh po ndodh në Komisariatin e Policisë së Krujës.

3 ditës pas dhunës barbare të anëtarëve të fisit Rraja ndaj dy personave të fisit Maja, është shkarkuar e gjithë trupa policore në Krujë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Policia e Shtetit.

“Në vijim të masave të marra do rinovohet e tërë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtues i Parë Tonin Vocaj është drejtuesi operacional dhe përgjegjësi për çështjet e rendit dhe sigurisë, në juridiksionin territorial të këtij komisariati”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu