Fredi Beleri eurodeputet/ E bujshme nga Greqia: Kryebashkiaku i arrestuar drejt zgjedhjes…

0

Shkruan Aleksandra Peshtani

Beleri mund të kandidojë për eurodeputet në siglen e partisë së Kyriakos Mitsotakis.

Teksa në vendin tonë pritet që GJKKO të japë dënimin për të, duket se Fredi Belerin e pret një e ardhme e ndritur në Greqi.

Mediat greke kanë hedhur hipoteza se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, mund të kandidojë për eurodeputet në siglen e partisë së Kyriakos Mitsotakis, Demokracia e Re.

“Parapolitika” shkruan se kjo hipotezë është hedhur në tryezën e bisedimeve gjatë përzgjedhjes së kandidatëve ‘blu’ të Greqisë. Por deri më tani ende nuk është bërë asgjë formale dhe Beleri ndodhet i arrestuar me akuzën e shit-blerjes së votave.

“Kyriakos Mitsotakis duket se ka surpriza në përzgjedhjen e tij, përveç të pritshmeve, sa i përket kandidatëve blu të zgjedhjeve europiane. Për shembull, sipas rubrikës ‘Big Mouth’ është hedhur në tryezë një ide që kryebashkiaku i arrestuar i Himarës, Fredi Beleri, të kandidojë në Eurolistën e Demokracisë së Re. Përveç karakterit simbolik të lëvizjes, një veprim i tillë do të përforconte karakterin patriotik të votës blu europiane.”- raportojnë mediat greke.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu