Ervis Martinaj në Parlament, “trembet” Flamur Noka: Për këtë nuk telefonoj dot!

0

Ervis Martinaj është emri më i lakuar i kohëve të fundit në Shqipëri dhe nuk ka mbetur pa u përmendur edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare.

Ka qenë deputeti Flamur Noka ai që e ka ngritur si shqetësim, duke vënë në dukje se nuk dihet ku është Martinaj.

“A është zhdukur? A është gjallë? A mos ka ikur? A mos është edhe ai këtu? Ndodh një situatë e tillë dhe shteti ngre duart lart. Të vriten njerëzit si lepuj, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, tha Noka.

Ai vazhdoi më tej duke u ndalur te dekonspirimi i operacioneve dhe tha se ka frikë të telefonojë për këtë arsye

Do ju telefonoj me të parë. A e dini ju sot, që sot, qytetarët nuk guxojnë të shkojnë një denoncim apo telefonatë, sepse pa u mbyllur telefonata, krimineli u shkon në shtëpi. Është ajo që tha Gledis Nano, dekonspirohen. Edhe unë kam frikë t’ju bëj telefon se mund të më dekonspironi”, tha deputeti.

A ka informacion qeveria për Ervis Martinajn? Qarkullojnë lloj-lloj thashethemesh, shteti nuk e gjeti, por e gjeti hasmi”, shtoi Noka. /abcnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu