Edona Bilali pritet të marrë përgjegjësinë për humbjen e Majlinda Angonit

0

Edhe pse në deklarimet publike u shpreh se zgjedhjet e 6 Marsit nuk ishin përqëndrimi i tij më i madh dhe në fushatë nuk i ndezi motorrët, Edi Rama nuk do ta kalojë pa analizë dhe përgjegjësi 6 Marsin. E kjo pritet të ndodh veçanërisht për bashkinë Shkoder, ku edhe pse të djathtit garuan të ndarë, arritën të mos e lëshonin drejtimin e saj, pasi koalicioni “Shtëpia e lirisë” doli fitues, ndërsa socialistët përsëriten një tjetër humbje. Njeriu që ka përgjegjësinë e parë dhe të drejtëpërdrejtë për rezultatin jo të mirë të partisë socialiste është e deleguara politike, ministrja e shtetit për sipërmarrjen Edona Bilali.

Ajo pritet të jetë kurbani i parë i Edi Ramës, i cili me gjasa sipas burimeve nga selia rozë, do të vendosë largimin e saj nga ky pozicion, pasi Bilali dështoi në bashkimin e strukturave dhe maksimalizimin e votës. Ministrja që ja mori valles një natë përpara zgjedhjeve sëbashku me kandidaten për kryetare bashkie, harroj se festa dhe shampanja hapen pas fitores, e jo ende pa u votuar dhe lexuar vullneti i qytetareve.

Kjo arrogancë e shfaqur ndaj elektoratit dhe luksi i shfrenuar, kanë qënë historikisht shkaktare të ndëshkimit të së majtës, e cila duke u drejtuar nga individë amator në politikë, që hyjnë për të plotësuar orekset e tyre, i kanë dhënë më shumë kosto partisë socialiste. Këtë gjë e bëri edhe këtë herë e besuara e Ramës, ministrja Bilali, e cila tashmë do të duhet të marrë kostot e veprimeve të saj, pasi prej marrjes së detyrës, punësoi të afërmit e saj dhe njerëzit pranë vetës, e shpërfilli strukturen e PS, e në fund kur zhvillohej fushata, bëri vetëm disa dalje sa për tu dukur e asgjë më shumë. Analiza post zgjedhore do të tregojë qartë se sa punuan drejtorët e Bilalit, njerëzit e saj dhe ku qëndrojnë ato në raport me të besuarit e partisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu