Edi Rama përjashton Fatos Tushen nga PS

0
Kryeministri Edi Rama ka thirrur sot në një takim në Kryeministri të gjithë kryebashkiakët e vendit. Në këtë mbledhje Rama ka thënë se Fatos Tushe shkarkohet nga detyra dhe përjashtohet nga Partia Socialiste.
Kreu i qeverisë deklaroi se kush luan me taksat publike është i vetëm para drejtësisë.“Ju kam thirrur sot këtu për një shkak dhe dy arsye themelore në lidhje me punën tuaj.Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Lushnjes të akuzuar nga SPAK për korrupsion.
Patjetër që kryebashkiaku dhe të tjerët kanë të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në përfundim të gjykimit por nuk është detyra ime as e PS të kërkojnë pafajësinë e tyre.Kjo është puna e avokatëve të të pandehurve, ndërsa ky është rasti për t’ju përsëristur juve dhe të gjithë t tjerëve që kanë marrë apo do marrin besimin e shumicës sonë të mandatuar për të tretën herë rresht nga populli shqi0tar si forcë qeverisëse se PS nuk është zyrë avokatie të të pandehurve e akuzuarve nga drejtësisa por fuqia e votuar nga popoulli për ti shërbyer Shqipërisë e qyetatëve, jo të pandehyurve, as të akuzuaerve në radhët e veta.

Korrupsioni, rryshfeti, bakshishi, nuk kanë ngjyrë politke dhe janë e zeza, errrësira, llumi, me të cilin ne duhet e do të përballemi duke vijuar të reformojmë Shqipërinë, të ndërtojmë shtetin e të drejtës shqiptare, të refuzojmë cdo lloj mbrojtje për këdo qoftë ndër ne që bie pre e tyre, të udhëheqim popullin drejt majës ku duhet ta ngjisim Shqipërinë me forcën e shembullit jo me shembullin e forcës.

Kryetari i Bashkisedo shkarkohet nga detyra dhe përjahtohet nga PS, masa që mund të rishikohen vetëm nëse ai mund të dalë i pafajshëm para drjetësisë”,- deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu