Edhe kjo pasanike/ Shkarkohet dhe bëhet gati për burg gjyqtarja Zegjine Sollaku, gruaja e ish prokuror Dhorit!

0

KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Zegjine Sollaku, bashkëshorten e ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku.

Gjyqtarja Zegjine Sollaku u përball më herët gjatë javës me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, kur gjatë seancës dëgjimore u evidentuan mungesa financiare për pasurinë.

Gjyqtarja u mbrojt në seancë nga bashkëshorti i saj avokat, ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili i kundërshtoi gjetjet e KPK-së për pasurinë.

Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003.

Prej vitit 2003, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Procesi i saj i Vettingut u krye nga trupa e drejtuar nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtarë Suela Zhegun.

Gjatë relatimit u konstatuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa të burimeve financiare në vlerën e 7 milionë lekëve. Sollaku u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u konstatuan probleme domethënëse në kriterin profesional.

Gjatë seancës dëgjimore u relatuan pamundësi financiare për të justifikuar investimet e kryera në blerjen e gjashtë apartamenteve dhe të një autoveture.

Ndërkohë, për një apartament dhe një shtëpi private në Fier të trashëguar nga vjehrri i subjektit dhe një makinë tjetër ka rezultuar se bashkëshortët Sollaku kanë pasur burime të mjaftueshme financiare.

Avokati Sollaku i kundërshtoi balancat negative të Komisionit. Ai paraqiti një përmbledhje të bilanceve të të ardhurave dhe shpenzimeve të tij që nga viti 1991 e në vijim, duke pretenduar se kishte pasur burime të mjaftueshme dhe të ligjshme për krijimin e pasurive.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu