Edi Rama forcon diktaturën/ Kushtetuta jam, nuk e tërheqim ligjin për komisionet hetimore, i mban të bllokuara

0

Kryeministri Edi Rama ka vijuar të mbrojë dhe të proklamojë antikushtetushmërinë në lidhje me komisionet hetimore që po i ndalohen prej shume kohësh opozitës.

Gjatë bisedës së sotme me gazetarët nga Lezha ai u shpreh se ligji për komisionet hetimore që u ndryshua nga rilindja nuk tërhiqet dhe se është bërë i bazuar nga modeli bazë nga i cili u ndërtua ai ligj që në fillim.

Rama: Jo nuk ulemi, ligji për komisionet hetimore është bërë i bazuar nga modeli bazë nga i cili u ndërtua ai ligj që në fillim. Modelit gjerman i janë hequr komponentë shumë të rëndësisësh, nuk e negociojmë me një grup shqiptarësh që kanë humbur modelin dhe janë në kërkim të modelit të tyre.

Kjo pyetje nuk është për mua, qasja ndaj parlamentit është e përcaktuar qysh kurse grekët e lashtë ndërtuan skenën e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë. Në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi dhe aktivitetet me natyrë fizike. Grekët ishin atletë dhe i kishin sportet në qendër të vëmendjes, por kishin pista atletike për aktivitete fizike dhe kishin skenën e debatit demokratit për aktivitetin mendor. S’më rezulton që gjatë historisë së tij parlamentarizmi të ketë patur ndryshim. Të jetë pranuar bashkëjetesa e sporteve fizike me ushtrimin e të drejtës së fjalës. Në parlament do qasemi sic janë qasur grekët romakët britanikët.

Me këtë deklaratë Kryeministri Rama vazhdon të mbajë peng komisionet hetimore duke vendosur në këmbët e veta çdo institucion. Një model i tillë qeverisjeje vë në pah autokracinë e drejtimit të një shteti dhe mos pasjen e një opozite, duke bllokuar me ligje të paqena të cilat miratohen në 8 min dhe ajo vetëm nga deputetët e tij.

Edhe pse raporte të ndryshme ndërkombëtare e nxjerrin këtë lloj qeverisje të padrejtë nuk ka hapa konkretë që frenimi ti bëhet një Kryministri që ka zaptuar shtetin në çdo pëllëmbë të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu