Edi Rama feston 59 vjetorin me Alex Soros dhe një dhuratë nga Amerika, një President amerikan

0

Pasi hëngri drekë dhe festoi ditëlindjen Rama ka përcjellë në aeroportin e Rinasit ish-presidentin Klinton. Kryeministri Edi Rama, ka festuar ditëlindjen me stafin e ngushtë dhe disa miq specialë.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania” , i tha Bill Clinton, kryeministrit Rama.

Kreu i qeverisë ka mbushur 59 vjeç.Disa foto janë ndarë nga festa, ku Rama shihet teksa feston, ndërsa në krah të tij duket edhe Alex Soros.Ky i fundit ka publikuar edhe disa foto ku kreu i qeverisë fik qirinjtë e tortës së tij të ditëlindjes.

Gjithashtu, kryeministri Rama sot ka ngrënë edhe një drekë me Presidentin e SHBA Bill Clinton, i cili ishte për vizitë në Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu