Pas shumë vështirësive, pasi vete policia nuk pranonte dëshmi kunder shefit të policisë, u arrit të arrestohet polici nga Malësia e Madhe, i cili ngacmoi seksualisht të miturën 15-vjeçare.
E gjithë ngjarja është zbuluar nga e ëma e vajzës që pasi ajo ka rrëfyer ngacmimet e shefit të policisë ka vendosur që ta denoncojë atë në komisariatin e Koplikut.
Nëna ka treguar se si polici ka marrë me dhunë të bijën duke e futur atë me makinë, por shefi i uniformave blu nuk është ndalur me kaq ai ka telefonuar vazhdimisht vajzën dhe i ka dërguar video me akte të turpshme.
Ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur mëson se Berhan Bajrakurti është inspektor i policimit në komunitet, pra njeriu që prosupozohet se duhet të ketë kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët. Deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për ndonjë dorëheqje të mundshme të shefave të tij.
Bajrakurti e ka marrë në makinë e policisë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.
E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpe Koplikut për ta denoncuar por aty askush nuk e ka pritur.
“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.
Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës për newsbomb.al.
“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria.
Tanimë i takon organeve kompetente të hetojë rreth këtij rasti shzumë të rëndë që nën autoritetin e policit dhe me makinë të shtetitz përdhunohen qytetaret dhe me keq minorenet.
KUJDES, pamjet video janë vërtet të turpshme, edhe pse newsbomb.al po i publikon të çensuruara!
Pas kësaj ngjarjeje shumë të rëndë në qarkun e Shkodrës, deputeti demokrat, Bardh Spahia kërkon reagim nga ministri iBrendshëm, Sandër Lleshaj, i cili për çudi ende nuk po ndihet.
Pas publikimit të ngacmimit seksual nga nëna e 15 vjeçares në Shkodër, Spahia ndërmjet një postimi në Facebook akuzon qevrinë Rama, duke e cilësuar si një polic të rilindjes së vitit 2014.
“Berhan Bajrakurti që veshi uniformën nën Rilindjen në 2014 denoncohet se ka abuzuar me një minorene! Si zakonisht nëse nuk denoncohen makabritetet, ato mbulohen e Rilindja është në rregull!”, ka shkruar deputeti.