“Dridhen” Edi Rama dhe Ilir Meta. Në Tiranë vjen prokurorja që çoi në burg Sanaderin. Do të qëndrojë 2 vjet, si pjesë e SPAK dhe do arrestojë si në Kroaci!

0

Tamar Laptosh, prokurorja që hetoi dhe dërgoi në bankën e të akuzuarve ish-kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe ish-zv.kryeministrin do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri.

Ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.

Gjatë një takimi me dyer të mbyllura, Laptosh tregoi se për të hetuar korrupsionin duhet së pari që të përzgjedhurit e SPAK-ut të kenë besueshmëri të lartë, të ketë koordinim mes Gjykatës kundër Korrupsionit dhe SPAK-ut si edhe të ketë vullnet.

“Kur unë po hetoja ish-kryeministrin, besueshmëria e publikut nuk ishte shumë e lartë sepse ai ishte i fuqishëm dhe arrogant.

Ne vinim nga një eksperiencë në të cilën nuk ishte hetuar ekzekutivi, por më pas u mblodhën prova dhe gjatë procesit besueshmëria e publikut u rrit”, ka thënë Laptosh, raporton TCH.

Por, njëra nga prokuroret pyeti se a ishte e mundur që një grup prokurorësh të mund të thyejë korrupsionin dhe të kthejë besimin e publikut, pyetje për të cilën mori përgjigjje pozitive, sepse sipas prokurores speciale të USKOK, prokurorët e SPAK-ut duhet të kenë parasysh që të hetojnë jo vetëm korrupsionin, por edhe të konfiskohen asetet e këtij krimi.

Deri më tani kanë aplikuar vetëm 12 prokurorë për në SPAK, ndërsa prokuroria e posaçme duhet të ketë 15 prokurorë.

Megjithëse takimi ishte për të inspiruar prokurorët për të garuar, nuk munguan edhe prokurorët që ndërkohë kanë dhënë pëlqimin që të jenë dora e fortë kundër zyrtarëve dhe politikanëve të korruptuar.

Ambasadori Luigi Soreca e përsëriti edhe në mbyllje të aktivitetit apelin e tij:

“Deri tani kemi patur mjaft aplikime, por do të ishte më mirë të kishte aplikime të tjera, pasi mendojmë që sa më shumë aplikime të kemi, aq më shumë do të ketë mundësi përzgjedhjeje për më të mirët.

Prandaj ne dëshironim që të bisedonim me të gjthë ata që janë të interesuar për t’u bërë pjesë e SPAK-ut, në mënyrë që t’u bëjmë thirrje edhe njëherë atyre.

Ju më keni dëgjuar të them se reforma në drejtësi është mjaft e rëndësishme për Shqipërinë dhe sigurisht kjo është e vërtetë, por është akoma më e rëndësishme që qytetarët e thjeshtë të marrin drejtësi”.

Në datën 7 shkurt mbyllet afati për të dorëzuar dokumentacionin për në SPAK, prokurorisë që do të hapë perden për të kuptuar me prova se deri ku korrupsioni ka implikuar zyrtarët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu