Shivai dhe Anika kalojnë momente romantike në tarracë. Shivai bën xheloze Anikën duke i thënë se ja ka thyer zemrën vajzave pasi po martohet me të. Një grua misterioze hyn në shtëpinë Oberoi dhe thotë se është pjesë e stafit dekorues. Shivai i merr telefonin Kanës dhe mundohet të telefonojë Anikën. Kana i tregon që telefonin e Anikës e ka gjyshja dhe e këshillon t’i flasë Anikës gjatë ritit të kënasë. Gjyshja njofton se ka ftuar në festë këngëtarin Badashah dhe të gjithë gëzohen.
Gjyshja i kërkon Shivait ta lejojë Pinkin ta lyejë me këna. Pinki i thotë Shivait se e do shumë por ai nuk i flet fare. Gjyshja thërret një nga një pjesëtarët e familjes për të lyer Shivain me këna. Shivai insiston të lyejë Anikën me këna. Gjyshja refuzon. Abaj nis një lojë dhe të gjithë lyejnë njëri-tjetrin me këna. Këngëtari Badashah e ndez atmosferën dhe të gjithë kërcejnë. Shivai gjen rastin për të shkuar tek Anika. Ai merr Anikën dhe e çon në një dhomë larg të tjerëve. Ajo nuk do t’ja thyejë besimin gjyshes dhe refuzon të hapë sytë. Shivai i premton se tani e tutje nuk do t’i ndodhë asgjë e keqe. Anika hap sytë dhe sheh Shivain të lyer me këna. Gruaja misterioze pyet Abajin ku ndodhet Shivai. Shivai lyen Anikën me këna në trup në mënyrë shumë sensuale. Ai nis t’i thotë Anikës Të dua por gjyshja e ndërpret romancën e tyre. Anika largohet duke e lënë Shivain me nerva./revistawho.com