Bixhoz me dashurinë/ Shivai, Om dhe Rudra rrëmbejnë Gorin, ja ç’do ndodhë këtë javë

0

Om i shpreh dashurinë Gorit por ajo e refuzon. Oberoit vendosin të zbulojnë arsyen pse Gori nuk rikthehet me Omin. Shivai gjen një foto të vjetër të Gorit me motrën e saj. Anika mendon se Shivai nuk do ta dojë kur ajo të plaket. Axhej kërcënon Gorin se do e prishë martesën e Riças. Shivai e siguron Anikën që do ta dojë përgjithmonë.

Axhej bën plan të shkojë në shtrat me Gorin përpara martesës dhe më pas ta lërë atë. Om përballet me Axhejin dhe i tregon që është bashkëshorti i Gorit. Om dhe Axhej zihen me njëri-tjetrin. Shivai bën një plan me Omin dhe Rudrën. Gori mëson planin e Axhejit. Shivai, Om dhe Rudra rrëmbejnë Gorin. Gori u tregon se po martohej me Axhejin për shkak të Riças. Anika vendos t’i bëjë një test besimi Shivait pasi nuk i beson më atij. Ajo lëndohet duke u munduar të bëjë testin. Shivai, Om dhe Rudra vendosin të shkojnë me pushime por pa vajzat./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu