Bixhoz me dashurinë -Bavja i tregon Rudrës se është police, ja ç’do ndodhë nesër

0

Rudra vendos të mos i tregojë Bavjas që ra në grackën e Sultanit dhe u lëndua. Bavja e kupton që Rudra po ja fsheh të vërtetën dhe shikon videon në telefonin e tij. Ajo ndihet keq që po e mashtron Rudrën ndërkohë që ai po e mbron. Gori shikon një ëndërr sikur po i thotë të vërtetën e shtatzënisë Omit. Omi fillon të kujdeset për Gorin dhe Bavja kujdeset për sigurinë e Rudrës. Gori zihet me hallën për emrin e fëmijës.

Halla thotë se fëmijës do ja vendosin emrin Ratan. Om kalon aty dhe Gori përfiton nga rasti që ai të dëgjojë çfarë thotë halla. Por Omi bie pa ndjenja dhe Gori tronditet. Bavja i tregon Rudrës që është police. Shivai kritikon Omin dhe Rudrën që ja dhanë shtëpinë Anikës. Shivai është i detyruar të jetojë në shtëpi me Anikën. Ragni shqetësohet kur e mëson këtë dhe i thotë Samarit se e dashuron Shivain dhe se do e fitojë atë me çdo kusht. Samar vendos ta ndihmojë të motrën. Pinki i flet keq Shivait për Omin dhe Rudrën duke i krahasuar ata me babain e tyre Texhin. Shivai nuk duron kur i flasin keq për ta. Anika ja merr dhomën Shivait. Shivai nuk kundërshton. Anika bën çdo gjë që Shivai të nervozohet me të por ai nuk reagon. Natën Shivai fle në tokë dhe Anika ndihet keq që ai ka përfunduar në një gjendje të tillë. Ajo betohet se do e rikthejë Shivain e vjetër./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu