Bixhoz me dashurinë -Anika blen vilën Oberoi, Shivai tronditet, ja ç’do ndodhë nesër

0

Om dhe Rudra qortojnë Pinkin pasi është faji i saj që Shivai është në gjendje të dëshpëruar. Ishte ajo që e largoi Anikën nga jeta e Shivait duke i marrë atij lumturinë. Om pyet Pinkin nëse do ta bënte këtë nëse do e kishte Shivain fëmijën e saj biologjik. Pinki këmbëngul se bëri më të mirën për Shivain. Om dhe Rudra betohen se do bëjnë gjithçka për lumturinë e Shivait. Ragni pret për Shivain dhe ka bërë plan që t’i thotë atij se është ndarë nga i fejuari.

Por Shivai nuk shkon ta takojë. Shivai del nga burgu dhe kthehet në shtëpi teksa të gjithë e presin. Ai shikon sandalen e Anikës. Anika i del përpara dhe i thotë se shtëpia Oberoi tani është e saj. Shivai nuk e beson dhe ajo i tregon letrat që e vërtetojnë këtë. Të gjithë tronditen. Shivai mendon se Anika e ka blerë shtëpinë me paratë e të fejuarit të pasur. Advaj vjen në shtëpinë Oberoi dhe mundohet të bindë Shivain se ai dhe Anika janë bërë për njëri-tjetrin. Halla i tregon Gorit foton e Ratanit dhe i thotë se fëmija do i ngjajë atij. Gori shqetësohet. Rudra bëhet dyshues pasi dikush ha vezët në shtëpi dhe ajo është Bavja. Xhanvi falenderon Omin që po e bën gjyshe dhe i jep një këshillë. Ajo i kërkon Omit të mos sillet me Gorin ashtu siç Texh është sjellë me të. Xhanvi do që ta ndajë lajmin e shtatzënisë së Gorit me të tjerët por ka frikë nga syri i keq. Mirëpo këtë lajm e shpërndan Pinki. Xhanvi akuzon Pinkin se nuk është e lumtur për Omin. Rudrës i vjen një mesazh kërcënues. Ai shqetësohet për Bavjan. Gori merr një pako me ushqim nga Bareli të cilin ja kërkoi Omit. Ajo ndihet keq që po e gënjen Omin për shtatzëninë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu