Avokati i Ilir Metës për padinë: Autoriteti nuk jep dokumentacionin dhe Kuvendi e fsheh

0

Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj ka folur për median në lidhje me padinë e Autoritetit të Dosjeve.

Avokati ka dhënë detaje për përgjigjen që ka marrë nga Kuvendi, duke thënë se nuk morën vetëm një refuzim cenik, por dhe dashakeqe.

Ndër të tjera ai tha “Autoriteti nuk jep dokumentacionin, ndërsa Kuvendi e fsheh. Për cfarë procesi të rregullt ligjor bëhet fjalë këtu, çfarë synojnë këta me këtë mënyrë të vepruari?”.

“Dje marrim një përgjigje që është jo vetëm refuzim por cinike, dashakeqe. Kërkesa nga ne është e lidhur me kallëzimin që ne kemi bërë, e i jemi drejtuar sikurse dhe Autoritetit, Kuvendi na dërgon një praktikë një vërtetim të kryetares së Autoritetit. Na dërgon shkresë të vitit 2017 që Genta Sula i thotë Kuvendit që Meta nuk ka pengesë për t’u zgjedhur në Presidencë.

Kjo është një strukturë që ka një regji të vetme për interesa pastërtisht politike. Prokuroria nuk heton, Autoriteti nuk jep dokumentacionin, ndërsa Kuvendi e fsheh. Për cfarë procesi të rregullt ligjor bëhet fjalë këtu, cfarë synojnë këta me këtë mënyrë të vepruari?

Cdo segment i këtyre shkeljeve do goditet në gjykatën kompetente për zbardhjen e vënien e këtij procesi në binarë ligjorë”, tha avokati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu