Avni Rrustem Mulaj, tani krejt nё imazhin tim

0

Shkruan Shejh Hasan Muzli Selimi

Unё e kam jetuar atё kohё tё realiteteve tё ngjeshura, por edhe tё rivaliteteve tё hidhura, kohё qё tё gjithё luftonin pёr njёshin dhe tё gjithё e luftonin njёshin, dhe nё kёtё luftё gjithmonё kishte tё humbur. Kjo ishte koha qё duhej tё zhvilloje luftën brenda vetes pёr tё pёrsos karakterin dhe pёr t’i dhënё vetes kohёn e nevojshme, pёr veprime njerzore. Unё i pёrkas atyre njerёzve qё njeriu bëhet i madh si nё jetën personale, ashtu edhe nё luftё dhe jetën shoqёrore. Kjo arrihet, nëse arrinë tё kuptojnë thelbin e jetës sё vet dhe tё jetuarit me kohen.

Nëse ne kuptojmë fjalën njeri si nocion, si shprehi, si virtyt, si karakter me tё gjithё elementet e jetёs bashkë me dashurinë, mallin, dhimbjen, ndjesinë dhe ndërgjegjen duke mos kaluar nё naivitet primitive, jeta ёshtё e lehtё pёr tu pёrshtat edhe me tё tjerët. Nё kёtё kuptim ne mbajmë brenda vetes edhe eufurizmin aq shumё tё pёlqyer, prej secilit dhe kjo formё e tё fituarit nga njeriu sjell me vete edhe arsyetimin pёr gjithçka qё vjen dhe duhet zgjidh. Nё edukatën qё merr njeriu nga familja mbartë garancinë trashëgimore tё realitetit kohё, lidhur me sjelljen me tё tjerët, sikur sjelljen e tё tjerve me ju. Kёshtu kultivon brenda vetes virtytin dhe pёrpiqesh ta kultivosh edhe tek tё tjerët. Kjo jo me dhunën e fjalёs, apo tё epërsisë qё mund tё çoj nё inferioritet, por me sjelljen tёnde prej njeriu. E rёndёsishme ёshtё sjellja e hijshme. Kёtu virtyti, apo sjellja e hijshme nuk shihet, as nuk merret si shpërblim. Me kёtё argumentim qё solla njeriu i pёrvishet punёs qё tё jetё dikushi, si nё jetё ashtu edhe nё mbishkrimin tek varri. Ideja pёr tu pёrshtatur nё kuptimin e nёnshtrimit, nuk ёshtё pjesë e njё njeriu tё virtyshёm. Ai pёrshtatet me natyrën qё t’i bëjnë ballë asaj, pёrshtatet me vёshtirësitë qё tё mbijetoj, pёrshtatet me rrethet intelektuale qё tё jetё pjesë e tyre, pёrshtatet me cilёsitë e rralla tё dikujt qё tё jetё si ai, i sjellshёm. Nuk kemi tё bëjmё mё konflikte, apo me diversitete qё nuk i shёrbejnë, jo vetëm kohёs, por as njerёzve tё kohёs.
E kёshtu ndёrthuren kohёt. Zbrisja tek ura e Dajlanit dhe bisedoja nё heshtje duke dërguar mendimin aty. Po bashë aty, kur unё tё shkoj tek këndi qё ndante derën e Albkontrollit me rrugën kryesore, do tё gjёjë Avni Rrustem Mulen nё kёmbё, duke mё prit si zakonisht. Ai e parandiente ardhjen time dhe unё e doja atё pritje. Me dukej se isha dikushi, isha ai qё me prisnin, me respektonin, ku shfryja dufin e sakrificës dhe pёrqafoja jetën e bukur qё po kaloja. Unё ndieja frymën e tij. Ai do tё jetё aty. Po, po do tё jetё aty, do tё ketё numëruar ditёt e mia qё duhet tё jem aty, dhe po priste me krahёhapur shkuarjen time. Kёshtu mendoja dhe kisha tё drejtë.
Nё atё qytet i vetmi njeri i njohur im ishte ai dhe i vetmi njeri qё mё lidhte diçka ishte ai. E kush mё lidhte me Avnin. Ai ishte nip i fshatit tim dhe tё gjithё fshati nёnёs sё tij i thёrrisnim hallё. Them fshati, sepse ne fshati ynë jemi pak dhe me gjak krejt ngjit. Shumё vonё e pata mёsuar emrin e saj. Unё e njihja Hallen, gjithë fshati i Tropojës së vjetër i thërrisnin nanë. Një rast unikal dhe i pa përsëritur. Kështu që nuk mё shkonte nё mendje qё ajo quhej, me emrin e prindёrve tё saj Pulё. E nё fakt pulё ishte, e urtё, kёshilluese, e dashur dhe të përkëdhelte më fjalë edhe me dorë pa asnjё zё as paragjykim. Ajo ishte tani e moshuar dhe dukej qё ka qenё njё vajzë dhe nuse e bukur. Tё tregonte me sjelljen dhe ecjen e saj qё ishte pёr kah bukuria njё mis pёr kohen. Sjelljen dhe respektin i kishte virtyt. Ky virtyt ishte jo vetëm nga familja e vajzërisë nga kishte ardhë, por edhe tek familja ku ishte nuse. Tё dёgjonte dhe dashurinë e jepte si pёr tё vetёt edhe pёr tё gjihё ne fёmijёt e fshatit qё mёsonim nё Tropojën e Vjetër. Tё gjithё e respektonim dhe ajo na donte. Sa herë takoheshim na jepte njё mollё, njё dardhë, kumbull, apo njё turrë me arra. Kjo ndodhte sipas stinёs dhe kohёs. Tek shtёpia ku ajo ishte e martuar kishte avlli tё lartё qё rrethonte kullën e gurtë. Dera e kёsaj shtёpie ishte hapur gjithnjё. Ajo na çonte tek hardhit, me vete merrte shkallёt. Me dorën e saj i vendoste ato sipër nё lёndet e ngjitura enkas pёr hardhi, me butёsinë e hallёs thoshte, ja hani dhe merrni pёr rrugë. Ajo halla, pra dinte përmendsh krejt Lahutën e Malcisë të pader Gjergj Fishtës.
Mё ka mbet nё mendje gjendja e Avnisë me njё kostum ngjyrë blu tё mbyllur, shumë elegant dhe qëndronte i qeshur, i dashtur. Ai rrinte me orё tё tёra nё hijen e avllisë mbi dërrasen e shahut bashkë me djalin e dajёs sё tij ,Tahiri Salih Bajraktari. Të dy përvishnin krahët e këmishes, sikur po bënin ndonjë punë fizike. Luanin dhe ishin aq tё humbur nga loja sa tё dukej, sikur bota nuk ekzistonte pёr ta dhe gjithçka sillej rreth kutisë sё shahut qё ata e posedonin nё çastin e kohёs qё unё flas. E luanin me njё ftohtёsi dhe durim tё admirueshёm. Shpesh ne ndalonim dhe i shikonim, tё kuptonim diçka, por kurrë nuk i njoha as si gur dhe as emërtimin e tyre. Lodhej prej lojës sa na thoshte, ik na merr njё paketë me duhan. As vet nuk dinte se kujt ia kishte kёrkuar kёtё sherbim deri ditën tjetër qё e takonim dhe i thoshim. Qeshte me njё qeshje rinore dhe shkëlqente, jo vetëm nga sytё, por edhe nga lёkura e fytyrёs. Aq ëmbël fliste sa dukej sikur i vinte turp nga bashkëbiseduesi edhe pse ishte me njё humor tё thuktë. E unё takimin me Avniun e kisha njё çmallje, njё kёnaqёsi, njё optimizëm pёr ditёt qё do vinin.
Kam mbi dyzet e tetё vjet qё mendoj dhe dyshoj nё subkoshiencën time. Dyshoj dhe mendimi piqet, sikur Avni Rrustem Mulaj ёshtё gjallё. Nuk ёshtё e lehtё qё gjatё gjithё kёsaj kohe tё mё duken si dje, si sot vitet 1975-1976. Nё kёtё kohё unё isha krejt i ri dhe me njё formim nё kufijtё e naivitetit. E kёshtu qё gjatё gjithё kёsaj kohe tё kaluar edhe tash sa herë nisem pёr nё Durrёs mendja mё shkon tё ndalem tek Albturizmi nё hyrjen e Durrësit. Tё ndalem aty, sepse mё pret Avni Mula. Mos jam akoma nё kufijt e naivitetit? Ndoshta dhe kam tё drejtë. Kufijt e dashurisë dhe respektit varen nga kujtime dhe virtyte tё ëmbla, ato nxisin qelizat e nёnmendimit, i japin shtysë qarkullimit tё gjakut dhe nga skutat e kujtimeve shpalosin elementёt njerёzore. Elementet njerzore shfaqen pёr njerёzit dhe gjёrat qё i ke dashur dhe i ke mall.
Njё jetё dhe njё mendim i pashkёputur, krejt i çiltёr e plot ndjenjё, plot mallë e dhimbje bashkë, plot dashuri dhe kujtim tё pashlyem. Sa filloj pёrgatitjet tё nisem pёr nё Durrёs mё duket dhe mё vjen tё ndaloj aty, tek Ura e Dajlanit. Tё eci nё kёmbё dhe tё ndaloj tek Albturizmi, ose kontrolli doganor, tek ajo ndertesë trekatёshe, nё formën e njё trekëndshi, me këndë prej rrugёs hyrse nё qytetin e lashtё sa vetё toka, njё ndёrtim, arkitektur e viteve tridhjetё, me ngjyrë gati tё verdhë tё mbyllur, me dritare tё gjёra dhe tё larta sa ne nuk i kishim dyert e shtёpisë nё atё kohё. Ajo sillte zhurmё tё vazhdueshme, pasi kufizohej nga tё gjitha anёt me rrugë makine dhe shetitore. Nё anën perëndimore tё saj ishte njё rrugë qё tё nxirrte nё stacionin e autobusve. Nё anën lindore tё kёsaj rruge ishte njё ëëmbёltore prej dërrase qё ndante godinën e Albkontrollit me rrugën e makinёs. Ajo ëmbёltore mbante akullore, pasta tё vogla e tё mёdha, birra me krikell, petulla, byrekë, cigare e tё tjera. Nё albkontroll kishte njё flamur qё valonte pa pushim edhe, kur era nuk dёgjohej askund. Nё verё valimi i flamurit dukej sikur jepte freski. Nё atё ndёrtesë njerëzit numëroheshin me gishta. Aq zhurmë kishte sa nuk e dalloje pershёndetjen e njerzve vetëm nga lёvizja e buzёve. Nganjёherë, kur shfrynte borinë e autobusit të linjёs kёrcente trupi nga gjëmimi dhe befasia qё vinte prej kёtij gjëmimi. Nё kёtё vend kishte raste qё qendroja më shumё se njё ore. Qendroja nё kёmbё dhe bisedoja pёr gjëra qё kishin lidhje me jetën nё Tropojёn time nё pёrgjithёsi dhe nё veçanti pёr Kasajt e mi. Ai sa me takonte më pyeste me humor. Ke lanë gjë në repart, sepse po të shikoj të ngarkuar si për bjeshkë. Pas kësaj qeshte me qeshjen e tij të ëmbël dhe nganjëherë edhe shpotitëse.
Vitet më tё bukura tё jetёs sime i bëra nё atё qytet elitar. Kalova jetën aty dhe u formova, bilës e kuptova se jam njeri i gjallё dhe qё kisha çka tё mendoj pёr tё ardhmen. Puna dhe shërbimi aty ishin struktura tё njё mvehtёsie qё tё jepte kohën e mendimeve naïve, apo tё ëndrrave qё presin tё dal drita dhe t’i tregosh. T’i tregosh dikujt qё tё jep jetё dhe tё bën tё ndihesh pak sa optimist. Si vet puna, si vet shërbimi ishin tё mvehtёsuar edhe unё isha i mvehtёsuar dhe prisja njё rast tё dilja dhe tё takoja njё njeri qё dinte dhe rrёfente njё histori, njё tё vërtetë, njё çmallje, njё njoftim tё mirё nga vendlindja ime.
Nisesha nga Plepat e Durrësit pёr nё majën e piramidës sё qytetit atje ku pishat e buta jepnin freskinë, qё ngjante me kodrat e mia nё vendlindje. Unё vendosja me veten qё do ndaloj nё stacionin e pёrhershёm aty ku zhurma dhe lёvizja ishin prezent edhe natën. Kёshtu bёja njёherë nё dy javё dhe nuk kisha tё ngopur.
Ura e Dajlanit lidhë autostradёn me hyrjen e qytetit dhe ёshtё njё copë rrugë e madhe pёr tu kaluar nё kёmbё sot nё moshёn time, por njё ditё zbrita nga makina dhe udhëtova deri aty ku unё takoja poetin e madh Avni Rrustem Mulaj. Zbrita sikur dikur, atëherë që ishte stacioni i autobusit të linjës Plepa-Durrës. Gjatё rrugёs mё dukej sikur jam nё moshën e tё tёtёmbëdhjetave, prisja krejt i hutuar arritjen në pikë imazhin tim dhe disaherë mё shkoj dora nё supin e djathtë, sikur rregulloja rripin e armёs. Aq larg isha nё kohën e kaluar sa pavetёdije numëroj pishat e buta qё ndodhen nё anën e detit dhe tё portit. Nё kohën time tetёmbëdhjetëvjeçare ishin pesëdhjetë e tri pisha tё mёdha. Po, po i mbaj mend, sepse i kam numëruar disaherë pёr periudhen e qëndrimit aty. Tani kishte shumё mё pak dhe kishte shumё betone e makina tё konsumuara. Bisedova me veten time, sikur do gjeja Avniun aty. Tash sa tё dalë unё nё kthesën e rrethrrotullimit tё ri, do gjejë Avniun mbёshtet pёr muri duke thithë nё cigaren e duhanit qё dukej, se po i zbardhte fytyrën gjithnjё e mё shumё. Mendova se tashë po mё jep atё buzëqeshjen e ëmbël sa lehtazi do tё kalonte tek buzëqeshja e njё fёmije tё lumturuar, pasi ёshtё kёnaqё prej nane, apo dikush i ëmbël nga tё afёrmit. Shpeshherë kёsaj buzëqeshje tё çiltër unё i them buzëqeshja e Avniut. Ja i thashë vetes tash do shkёputet nga muri dhe muri do rrëzohet. Unё do qesh me tё duke i thёnё se ti po e mbaje dhe mezi prite tё vijё dikush qё ta lёshosh dhe tё rrёzohet. Sepse muret e ndarjes duhen rrёzuar, ato duhen thёrrmuar, madje edhe nga imagjinta, apo pёrfytyrimi fotografik i mbetur nё kujtesën tёnde. Edhe pse unё e imagjinoja atё thatim tё kohёs me fytyrën e shndritshme si llampat e viteve tё para tё elektrifikimit ai nuk ishte. Ai mungonte fizikisht, atij nuk i vinte tymi i duhanit pas, atij nuk i sillej dora rreth trupit, nuk i lёvizte dora nga xhepi, nuk ka mё nё buzё cigaren e ndezur, ai tani ishte krejt nё imazhin tim tё stёrvitunr tash 48-vjet. Me muret e rrёzuara, me kёngёt e pёrditёsuara, me mallin e djegur, me ndjenjën tashmë tё pjekur nga dashuria.
Ja pra, unё udhëtova dhe nuk e gjeta. Nё dërrasen e varrit duhet tё ketё atё imazhin tim, sikur unё nё hyrje tё qytetit tё lashtё jam vendos dhe nuk ka gjё qё ma shlyen. Unё e besoj dhe e pranoj, sikur ka tokë, sikur ka edhe qiell edhe hanё edhe dritë dielli. E besoj edhe mendjen e tij tё ndritur, sepse e donte njeriun e thjeshtë, e donte atё qё pretendonte tё mёsojё dhe tё ecte nё kёmbёt e veta. Ai nё rrugё me njё libër nё dorё mundohej tё jepte gjithçka kishte libri nё pak minuta. E me kёtё tё bënte kurioz ta blesh atё libër e tё zihesh me tё pa pushim deri nё darkë e ndoshta dikush edhe deri nё mёngjeset e çiltra.
Jetoj Avni Mula si ka hije njё intelektuali i lindur dhe tё afirmuar me punën dhe djersën e tij. E kam lakuar edhe njёher tjetër kёtё çast tё tillë, kur një miku im i moshës time me tha qё ti vete e vjen tek puna e Avni Mulës, sikur ai tё ishte shoku yt. Ej more mё tha se Ai ёshtё njё intelektual qё ёshtё fat pёr ta takuar dhe axhenda duhet studiuar. Ai miku im pra fliste, sikur unё nuk e njoh Avniun. Ai fliste pёr njohuritë e tij dhe namin qё kishte nё fushën e letrave shqipe. Ai fliste e unё mendoja si ka mundёsi qё ky flet me kaq superlativa pёr kёtё njeri qё unё e quaj krejt tё zakonshёm dhe nё fakt ai ishte i tillё, njeri i thjeshtë dhe plot fytyrё pёr cilindo qё i fliste. E nё fakt fjala e mikut tim gati moshatar mё nxori nga binarët, sepse fjala e tij, kishte ndikim tek unё e unё formova mendimin qё nuk duhet ta besdis nipçen.
Koha po kalonte dhe unё nuk i shkova disa rradhё. Mё takoj rastёsisht para teatrit tё Durrësit. Iu afrova me ndrojtje dhe e kuptoi qё unё ruaj diçka. Mu afrua dhe mё pyeti gati tinëzisht se diçka po i fshihja. Ia thashë dhe ai qeshi me atё qeshjen e tij fёminore. Deri atёherë me fliste me emër, por kёsaj here mu drejtua, “Jo more djalё! Unё nuk jam aq i rritur sa tё mohoj njerëzit e mi. E falënderoj atё mikun tёnd pёr konsideratën, por ti tё vish tek unё mundёsisht çdo ditё. Nuk mё gjen tek puna mё gjen kёtu nё teatër.” Jo si zakonisht mё futi krahun dhe iu afruam njё bufeje qё mbante akullore dhe birra me krikëll. Na qerasi dhe mё tha se jam me lejen e krijimtarisë e po punoj kёtu nё teatër. Nё çast u shfaq miku im qё Avniu e njihte. Si more ma ke tremb dajën. Unё i kam thёnё tё vërtetën ia ktheu ai. Kёshtu u mbyll biseda mes tre njerёzve qё e njihnin njeri-tjetrin nё aspekte tё ndryshme.
Avni Rrustem Mula ishte dhe mbetet njё djalё i lindur dhe rritur nё Aste tё Tropojёs, nё njё familje qё ka mbajtё, pritë e përcjellë burra me emër tё mbi Drines dhe tё poshtё Drines. Ai ёshtё rritё nё odën e madhe tё burrnimit qё ka patur tё drejt vetëm tё dёgjoi. Dikur Atё Zef Pёllumi tha: ‘’Rrno me Tregue’’. Ne nё Malёsinë e Mirё kemi dёgjuar dhe kemi folё vetëm, kur ёshtё pjek edhe shtati edhe kryeti i burrit. E kёshtu u bë edhe me subjektin e kёtij shkrimi. Masёmiri ai ngjalli kujtimet e tё gjithё neve me ‘’Gërshetin e Luftёs’’. E di, Ai e ka dëgjuar nё shtёpinë e tij fjalën origjinale tё Azem e Shote Galicës dhe tё gjithё antarve tё çetёs sё Drenicës kuqe. I them Drenica e kuqe, sepse ajo ёshtё djeg e shkri me gjakun e tё rёnve. I them e kuqe, sepse aty jeton dhe shtrihet popullata e Berishёs sё Kuqe. Familja e tij ka qenё jo fshatar i mesëm, ishte e pasur dhe pёr vend komunitetin ishte familje latifandiste. Me shumё bagëti, me shumë tokë, me shumё bletë, me stan nё bjeshkë dhe kullë nё Aste, dera e avllisë si gjithmonё e hapur si natën, si ditën, si nё verë. si nё dimër. Aty gjëje gjithçka qё tё nevojitej nga ndihma mё e vogël deri tek ajo e jetës. Prej aty ka dalë Prof. Zenun Mulaj, njё akademik i shkёlqyer e shkencave ekzakte dhe tё flasёsh pёr tё ёshtё tepër, sepse atё e njohin mbarё shqiptarët. Ka dalё Ali Bajrami, njё financier i shkëlqyer, qё ka lёnё emër nё trevat e zonёs verilindore. Ram Bajrami e tash vijueshmёria nё kёmbё.
Nё aspektin studimor ёshtё detyrim referenca e cilitdo qё flet, nëse ka subjektivizëm nё arsyetim. Referencat, mjafton tё mё pёrshtaten dhe unё tё kam bindje qё mund ta arsyetoj si shërbyese tё çështjes sime. E pёr kёtё po pёrpiqem tё analizoj pak vargje tё pёrmbledhjes tij poetike.
Nё unin e cilitdo njeri mbizotëron koncepti i gjithçkaje sidomos, kur njerëzit pёrpiqen tё jenё tё gjithanshёm. Mendoj dhe flas nё njё kohё qё ndienja dhe pёrceptimi nuk mё mungojnë nё kujtimet e mia. Nё çdo analizë dhe nё çdo shkrim, apo shënim pёr cilindo njeri ,apo ngjarje unё mendoj qё ka subjektivizëm. Subjektivizmi vjen nga ndjeshmëria, nostalgjia jo vetëm pёr ngjarjen, por edhe pёr kohën e kur kёtu ka tё bëjnë me njё njeri si ky qё unё po analizoj, ndjeshmёria nё kohën time tetёmbëdhjetë vjeçare funksionon nё masën më tё lartё. Ndoshta dikujt mund ti duket e tepërt. T’i referohesh Avni Rrustem Mulës ёshtё njё aspekt krejt kulturor dhe koncept i filozofisë kombëtare. Tё lexosh librat e tij tё duket se po lexon krejt historinë e shkruar e tё treguar, sikur po shpalos malet, fushat, pyjet, lumejtë, kёngёt, kallëzimet, odat, tufat e bagëtive, hijeshin e kalit tё shalёs, vajet e vajzave pёr nuse, historinë nё tёrësi. Unё qё lexoj këto nё librat e tij mё duket qё po i shoh ngjarjet nё odat tona. Mё ka mbetur nё mendje njё poezi tek libri “Njeriu nё Pen Station” qё titullohet ’’ Vizitë nё pyllin me drurё Xhoshua’’, “900 vjeçare drurё/ sa prek njёrin ndiej voltazhin e lartё tё pёrjetёsisë/ Tek rrёnjёt bie me njё brinjё thyer pёr tё cilën doktor Luis thotë: ’’Duhen 900 vjet tё shërohet…’’ Kёshtu poeti dhe filozofi i çështjes atdhetare bind edhe vargun ti pёrmbahet çështjes siç thotё populli : “Ku dhemb dhёmbi shkon gjuha’’. Kjo ka arsyet e veta tё mendoj si varg, si poezi nё njё dritё hanё, qё poeti nuk don ta lё jashtё sonte, ai don me hanёn tё kuvendojë nё odën e nuses, jo tё ndez duhan, por ajo t’i ndez njё cigare dhe tё shuhet me mëngjesin e diellit. Sa kohё don njё thyerje tё shёrohet, as njё hanё, as njёmijë hana nuk kalojnë dhimbjen qё ndien 900 vjeçari dru, kur bie mbi njё bri tё thyer. Sa rrënim, dëm e thyerje tё tjera ndodhin, kur bie 900 vjeçari? Kur oshtinë pyjet, deri nё kup tё qielli i shkon britma lisit rrëzuar dogri ( drejt) me qiellin. Vaj i filizave ngjeshët pas cungjeve tani tё tharë. E rrёnjaët e tyre strukë poshtë nёn dhe. Hajde, poet i mijëvjeçarve qё hanën e fton nё odën e nuses pёr kuvend e dashuri. Ajo e skuqur nё tё pesembëdhjetën e saj dridhet si sugaresha nё rudinë, para njё çobani. E pse mos ti referohemi filozofisë poetike tё kёtij poeti dritë larg. Poezi tё tilla lexon tek Rilke me “ Elegji Duine”. Simboli nё poezinë e Avnisë ёshtё prezent dhe parashikon rrethet, siç dalin rrathët nё ujё, kur hedh njё gur. Kёshtu edhe dituria dhe mendimi i poetit vjen rrathë-rrathё.
Kjo poezi tё futё nё mendimet e kohёve tё shkuara dhe pret tё ardhmen, ku tё gjitha orёt e qytetit, si mulli me erё ngecin. Era dhe mulliri janё bashkëkohёs dhe i shërbejnë njёri-tjetrit, por sa tё ketё erё ka edhe mulli. Poeti deklaron se bota ka vetëm njё Donkishot. Retё e zeza nё qiell i quan mostra, sepse ato bëjnё seks tё pёrgjakshёm dhe lindin mitologjiët. Ja çfarë figure letrare “seks me retё”. Seks tё pёrgjakur, lindin tragjeditё. Metaforë e rrallë me njё simbol tё goditur qё kohёs i qëndron si kala. Kohën e godet nga biblioteka dhe i jep asaj njё shtysë pёr nё greminën e përgatitur prej vet kohёs. Kohën dhe numërimin e ditёve e kthen si “Ali Hoxha ose Hoxhё Alia”. “ E djeshmja me syzet e sё sotshmёs, E sotmja me syzet e sё djeshmёs”. Sa pikante pa metafora, pa figura, por njё utopsi mes kurtheve. Fjalën dhe vargun i detyron t’i shkojnë pas si dashi i kumonës. Varg qё tё mbet nё mendje sa ngjarja mё duket si siluet mbrëmje. Kur dy njerёz njёri ecën ngadalë dhe tjetri shkundet nga hapat e rёndё, sikur tё dyja kёmbёt po i futen nёn dhe. Aty nё rudinën e Jahё Alisë. Nё atё buzë mbrёmje njёri drejt rrёnimit, tjetri kufomё. Supe tё kërrusura, peshë njerzore e kohёve tё shkundura. Mё ngjallë shumё nostalgji pёr kohёt. Dikush thotë si nostalgji me njeriun e mbetur nё rrugë pa strehë gati pa jetё. Po po, unё kam qenё nё stacione tё vendit tim disaherë dhe natën e kam kaluar rrugëve, nё kёmbё, nё pritje pёr pak dritë. Dhe dielli si jargan i vaktё mё qetёsonte gati pёr gjumё nё kёmbё si karvanёt e tregtarve gjatё e pas mesjetёs. Stacionet e shkrimtarve e në veçanti tё poetёve janё provё e rrethanave tё panjohura. Aty kurthet rrjedhin inskenim kohe. Poetet i djegin ato si djegin hyjnit magjinë.
Thonё se, më mirё ёshtё tё jёsh njeri i madh nё njё qytet tё vogël, se sa tё jesh njeri i vogël nё njё qytet tё madh. Mendoj se koha dhe njerzit janё tё pa ndarë. Tё dy si koha, si njeriu e plotёsojnë njёra tjetrën dhe shtrihen nё hapësirë. Hapësirë, koha dhe njeriu s`bëjnë pa njёri-tjetrin. Njeriu e bën kohën dhe e transformon atë. Mua mё lind pyetja: “Po sikur tё jesh njё njeri i madh nё njё qytet tё vogël dhe tё bëhesh edhe më i madh nё njё qytet tё madh?” Kёshtu duhet tё jetё shumё më e vёshtirë. E pranoj sfidën tё merrem me kёtё fjali gati paragrafike.
Avni Mula ka qenё njё djalë i mirё dhe i zgjuar nё qytezën e tij nё Aste tё Tropojёs. Aty ai u nis si njё djalë i njё familje tё madhe dhe udhëtoi pёr nё metropolin shqiptar tё kohёs. Mёsoj dhe dukshёm dha prova qё ёshtё pёr kohёt e ardhshme. Nё Durrёs tregoi qё ka lind i tillë dhe zuri vend nё analet e intelektualve tё rendit parë nё atё qytet tё lashtё sa fjala. Nuk u dashka tё thuhet se njё njeri mund tё mbetet i vogël nё njё zhurmë tё madhe. Jo dhe jo, njeriu i lindur edhe me punё e talent ecën duke marrё me vete edhe egon pёr pёrparim. Nё çdo vend shkëlqeu si nxёnёs i mirё, nё universitet po e po dhe nё punё e krijimtari i pakapshёm. Arsyeja dhe besimi shpetojnë shpirtin. Filozofia dhe teologjia na çojnë nё qiell. Avni Rrustem Mula aty ku vuri arsyen dhe filozofinë vendosi kombin dhe historinë e tij. Aty ku vendosi teologji dhe besim, ai vendosi poezinë me tёrë kurthet e saj. Ai argumentoi se realiteti ёshtё i pasur me gjithçka qё mund tё flasin gjuha dhe se gjuha e njerёzve nuk mund ta sosin kёtё kapital, qё pёr kah madhёsia nuk ka fund as fillim. Ky ёshtё poeti ynё i Alpeve ngjyrosur me blunё e detit.
Poezia e Avniut ka shumё abstraksion. Aty lexuesi lodhet tё dijё kahen e vargut e tё fjalёs. Nuk ёshtё libër qё kuptohet nga kushdo, por ёshtё libër qё lexohet nga kushdo. Nё shumё raste letёrsinë e quajnë ëndёrr. Por, nëse ajo ёshtё ëndërr pa filozofi, unё mendoj qё ёshtё përrallë me subjekt tё mirëfilltë material imagjinar. Vargjet e poetit, Avni Mula nuk janё as mё shumё e as mё pak se sa njё epigraf i koduar qё brenda saj ka thelbin e hyjnores dhe jo si kudo nё poezinë e kёtyre viteve. Historia e letersisë shqiptare ka edhe njё kapitull të krijimtarisë së Avniut qё duhet studiuar. Mirëfilli subjektet e trajtuara këtu duhet t’i gjejnë simbolet nёpёrmes kodeve tё mirё menduara nga ky autor.
Avni Rrustem Mulaj ka botuar tetë libra poetik dhe njё pёrmbledhje poetike. Ai ёshtё autor i dy dramave qё teatri i Durrësit i ka vu nё skenë. Publiku i gjёrë ka marrë prej atyre dy veprave skenike tharmin patriotik tё autorit dhe ka zёnё vend tё rёndёsishёm nё kritikën e kohёs. Avniu ёshtё autor i shumё shkrimeve nёpёr gazetat e kohёs dhe ka ngjallë interes pёr forcën e tij tё mendimit dhe kurajon e mbushur me kokëfortёsinë e fakteve, jo vetëm tё problematikёs, por edhe tё intelegjencёs sё tij tё afirmuar me punё dhe mund artisti.
Ky poet i afirmuar nё qytetet më me emër, tё vjetër dhe me kulturë tё hershme ka zёnё vend si askush tjetër nё elitën e kёtyre qyteteve. Pjekurinë e mori nё Shkodrën e ëndrrave tё mёdha. Shkëlqimin si intelektual e mori nё qytetin e Durrësit plak. Nё Tiranё si metropol, nëse pranojmë t’i thoshim atёherë metropol mori dijet e zgjeruara pёr krejt shkencën ku ai aderoj edhe si krijues.
Jeta kёshtu qenka nё aspektin simbolik edhe atё figurativ. Ne mendojmë se njeriu do tё jetoj gjithmonё dhe kёshtu nuk vlerësojmë kohёn qё kemi nё dispozicion pёr tu bërë njёsh me tё, sikur mendojmë tё bëhemi njёsh me Zotin e tё marrim prej tij atё qё ёshtё mё e vlefshme se sa lindja edhe se sa vdekja. Ai kaloi kontinentin tonё dhe u vendos nё Livadhet e SHBA-sё. Askund Avni Mula nuk e gjeti veten si nё vendlindjen e tij Aste, ose nё Tropojёn e vjetër siç thirret. Ai qe i lidhur ngushtë me vendlindjen e tij. Atje i rrinte mendja dhe zemra poetit. Atje i shtrinte ngjarjet dramaturgu i talentuar. Atje me siguri i shikonte edhe ëndrrat. Prej atje i vinte frymëzimi dhe metafora, atje bënte duel me natyrën e egër, ku ai me mendje e natyra me forcën kacafyteshin.
Nё Las Vegas, ose siç mё pëlqen mua ti them Shkodrançe Livadi (livadhi) Avni Rrustem Mulaj prehet fizikisht. Unё kam bindjen se shpirti i tij shëtit nё hapësirat e Tropojёs-Durrësit-Tiranёs-Shkodrës. Pёr Las Vegasin ёshtё njё nder i madh dhe historia nё tё ardhmen do e trajtoi kёtё mendimtar si pronë tё atij qyteti tё madh me shumё emërtime dhёnё nga shumё korifej tё ngjyrave tё ndryshme tё botёs sё letrave. Shpirti i Avnisë rrinë kёtu edhe mbi tastjeren e kompjuterit tim dhe buzëqesh me atё buzëqeshjen e tij rinore. Buzëqesh me gishtrinjёt e mi qё dridhen dhe maten me vendos njё fjalё aty ku duhet dhe si duhet, sepse ai e meriton.
Parapak kohёsh iu dhashë mendimin qё t’i jepet njё çmim Avniut nga shoqёria e artistёve tё Malёsisë Mirё Tropojё dhe tё jetё pikënisja e njё çmimi periodik i pёrvitshёm. U pranua nga drejtuesit e shoqёrisë dhe u vendos tё bëjmё një aktivitet letrar nё Durrёs pёr kёtё mendimtar tё filozofisë e letërsisë shqiptare. Aty ku ai filloi dhe mbaroi jetën e tij tё krijmtarisë. Nuk qe e thёnё, sepse kushtet dhe rrethanat e kohёs ndryshuan, sikur ishte vendos data e aktivitetit. Jeta vazhdon dhe Avni Rrustem Mula do tё kujtohet e tё nderohet.
Unё ju pёrkas atyre njerёzve qё poezinë e pëlqejnë, jo vetëm si formё, por edhe si praktik tё moralit dhe e pёrcjellë tek lexuesit, tek koha dhe tek kohёt nё tё ardhmen. Iu pёrkas atyre njerёzve qё poezinë e shikojnë jo vetëm tek forca emocionale, por edhe tek virtyti dhe cilёsia e poetit si njeri, tek bota shpirtёrore e tij qё shpalos mendimin e koncentruar filozofik me idenë e tij dhe qё e lidh me emocionin personal tё cilitdo lexues. Bashkohem me mendimin e cilitdo mendimtar pёr poezinë dhe kohën, idenë e saj, porosinë dhe kontributin qё jep forca e mendimit qё ti qëndroj kohёs. Kёtu gjendet Avnia i rinisë time, e tani e kam nё imazhin tim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu