“Asu” largohet nga seriali, i jep lamtumirën stafit dhe fansave

0

Asunë do e shihni për herë të fundit në serialin “Bija ime” të hënën, në episodin e ri që do transmetohet në TV Klan. Më pas aktorja nuk do shfaqet më pasi është larguar nga ky serial. Lajmin e dha vetë ajo me një postim në rrjete sociale.

“Pjesa më e bukur e profesionit tim është që mund të prek shumë histori dhe shumë karaktere. Bija ime më hapi dyert drejt gjërave që nuk i dija dhe më dha prespektivë. Të punoja me ju ishte një eksperiencë e paharrueshme. Sa mirë që luajta rolin e një nëne”-tha aktorja Selin Sekerci. Të hënën Asu do mësojë që Ojky është e sëmurë.

Ajo nuk i përballon dot të gjithë ngjarjet e fundit që i kanë ndodhur dhe vendos të largohet. Asu takon Ojkynë për herë të fundit dhe i jep një letër lamtumire. Ojky do rikthehet sërish tek Demiri. Por kush ishte aktorja Selin Sekerci që luajti rolin e Asusë? Ajo është 30 vjeç dhe është me prejardhje arabe, por e lindur në Turqi. Ajo është diplomuar për teatër dhe ka luajtur në disa shfaqje teatrale. Selin Sekerci filloi rolet e saj në telenovela në vitin 2007 dhe ka luajtur në shumë seriale të njohura./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu