Arben Ahmetaj: Qeveria Rama është më e mira dhe më e sukseshmja në Europë

0

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj iu kundërpërgjigj deputetit demokrat Edmond Spaho në lidhje me rritjen e çmimeve dhe masat e qeverisë. Spaho i cilësoi propagandë masat e qeverisë dhe kërkoi heqjen e akcizës për naftën duke sjellë shembullin e Kroacisë. Në përgjigje të tij Ahmetaj, i cilësoi të gënjeshtra deklaratat e deputetit demokrat dhe tha se paketa e qeverisë është e duhura por jo e mjaftueshme pasi nuk dihet kur mbaron lufta.

“Çmimi i naftës për të ëvrtetëne qytetarëve ti gënjeve dhe vetëm gënjeve, në këto raste ngacmimi i emocioneve negative duke gënjyer nuk është dinjitetin e asnjë politikani, as mua as ty. Çmimi në 2010 ka qenë 2 mijë lekë të vjetra dhe nuk ka pasur taksë qarkullimi. Ku ishin ato para ia çuat oligarkëve?. 449 mijë ton ke importuar kur ke qenë në qeveri. Ku kanë qenë të tjerat? Pse vjen me dy standarde? Po në ‘94  që theve embargon e mban mend apo u shpëlave kalove Osumin e Shkumbin dhe u shpëlave, kalove i pastër? A është paketa e duhur? Po është e duhur. A është e mjaftueshme? Nuk e dimë kur mbaron lufta A e dini që çmimi i grurit është rritur dyfish a e dini që çmimi i energjisë ka kaluar 260 dhe luhatet. Me 52 euro. Ti je ekonomist dhe nuk të falet. Po në buxhet e kemi parashikuar se është pjesë e paketës për të ndihmuar qytetarët. Mbështetja me diferencën e çmimit shkon 150 milionë dollarë dhe sot që e kemi kaskadën të supermenaxhuar mirë kemi nevojë të blejmë se nuk jemi profetët që sjellim shiun. Kë krahasoni paketë? Kjo është paketa më e madhe nuk është e mjaftueshme. Nuk ka qeveri në Europë të bëjë këtë që ka bërë qeveria shqiptare me energjinë. Nuk e ka bërë, nuke ka prekur çmimin. Paketa është e rezistencës sociale. Ekonomia për shkak të luftës është vetë në luftë, që edhe qeveritë po të përpiqen t’i kontrollojnë nuk i kontrollojnë dot. Bordi i Administrimit të naftës po bën transparencë mitikuloze me shumë sukses, ndryshon çmimi në bursë ndryshon dhe në tabelë po asnjë nuk vendos dot çmimin në bursë?”, tha Ahmetaj.

Spaho tha se Rama po sfidon qytetarët e vet në protestë, ndërsa masat e qeverisë janë propagandë dhe jo ndihmë ëpr qytetarët. Sipas tij duhet të ulet taksa e qarkullimit dhe të rimbursohen familjet shqiptare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu